Qumështi është një ndër produktet më efektive për shëndetin. Konsumimi i tij fillon që nga lindja. Përdorimet alternative të qumështit mund të jenë për trupin, flokët, madje mund t’ju ndihmojnë në punët tuaja të përditshme.
Qumështi qetëson sytë
Qumështi mund të qetësojë sytë e irrituar. Përpjekja për t’i larë me ujë mund t’i bëjë të irritohen edhe më shumë. Në vend të kësaj përdorni qumësht dhe do të qetësoheni menjëherë.
Qumështi perdoret si pleh
Qumështi është përdorur si pleh në kohërat e vjetra dhe ka disa arsye të mira pse. Së pari, ndihmon në rritjen e bimëve. Tjetra, parandalon mungesat e kalciumit dhe lufton kundër mykut pluhur.
Flokët mund t’i drejtoni me qumësht
Përdorimi i qumështit në flokët tuaj jo vetëm që do ta ndihmojë atë të rritet dhe ta bëjë me shkëlqim dhe më të fortë, por do të ndihmojë në drejtimin e tij. Ju duhet vetëm një krehër, një shishe spërkatëse dhe 1/3 filxhan qumësht. Pasi të mbushni shishen, filloni të spërkatni qumështin, masazhoni dhe krehni flokët. Jepini pak kohë flokëve tuaj për të thithur qumështin dhe më pas shpëlajeni atë që të mos ketë erë të keqe më vonë.
Përdorimi i qumësht shërben për heqjen e make-up
Qumështi nuk është i mirë vetëm për flokët, por edhe për lëkurën. Pra, në vend që të përdorni produkte kimikë për heqjen e saj, përdorni qumësht.
Burimi: Albanianpost.com