Crystal Heffner, modele, tregon hapur për fansat dhe publikun, arsyet e vendimit për të hequr implantet e gjoksit. Ajo madje publikoi edhe foto pas heqjes së tyre, pas operacionit që bëri duke dhënë edhe detaje. Ajo tha:
“Implantet e gjoksit ngadalë më helmuan. Duke filluar me intolerancat në ushqime dhe pije, dhimbje shpine të pashpjegueshme, dhimbje e vazhdueshme qafe dhe krahu, disfunksion kognitiv (humbje memorie), ndalim i rritjes së flokëve, lodhje, djegie e fshikëzës së urinës, humbje imuniteti, probleme me gjendrat adrenale dhe tiroide. Këto probleme filluan pak vite pasi vendosa implantet. Dhimbjet e fshikëzës, memoria dhe lodhja. Në fillim i injorova. Para së të rrisja gjoksin, shkoja në palestër 5 herë në javë. Por në 2016 kishte ditë që nuk çohesha dot nga krevati. Ndihesha shumë e dëshpëruar kur mendoja për gjërat që ndodhin rreth meje dhe nuk mund të merrja pjesë. Më duhej të humbisja edhe eventet më të preferuara të miat në Vegas, The hard rock hotel. Lodhja po bëhej shumë e shpeshtë. Fillova pastaj të bëhesha alergjike në shumë ushqime, intolerante, kisha dhimbje stomaku, djersitje natën dhe fillova të kërkoj. Gjeta një doktor holistik (dr. Farshid Rahbar) dhe bëra shumë teste. Bëra publike shqetësimet e mia dhe madje gjeta një website në facebook me mbi 3000 antarë ku flisnin mbi implanet e gjoksit. Kuptova që implantet (silikoni) është i përbërë dhe shpërbëhet me kalimin e kohës në mbi 40 toksina si kallaj, zink, kadmium, mërkur, arsenik, formaldehyde dhe talk (këto po përmend, vetëm disa). Sistemi imun vazhdimisht i lufton ato duke sjellë kështu edhe shumë sëmundje. Tek disa persona implantet fillojnë të zbërthehen pas 8-10 vitesh, e tek disa më herët. Mua më morën 8 vite të plota për të më sjellë në këtë gjendje, por tani e di që kam kohë për t’u ndjerë më mirë. Nëse njihni dikë që ankohet nga tiroidet, fibromyalgia, intolerancë ushqimore, çrregullime imune, pagjumësi, lodhje, dhimbje, humbje memorie dhe ka implante, ju lutem tregojuni se ‘sëmundja e implanteve’ ekziston vërtet dhe kjo mund të bëhet problem. Shumë mikesha të miat kanë implante. Jam vërtet e shqetësuar për shëndetin e tyre dhe shpresoj që të gjithë të përfitojnë nga eksperienca që unë pata. Faleminderit!”
Eksperienca e Crystal Heffner edhe pse e dhimbshme, nuk është e rrallë. Sipas FDA, implantet e gjoksit nuk janë permanente (përpos reklamave që i quajnë të sigurta). Disa nga komplikimet dhe efektet anësore që mund të ndodhin pas vendosjes së implantit, janë dhimbje gjoksi, dhimbje shpine, ndryshime në ndjesinë e gjoksit, atrofi e indeve të gjoksit, kalcifikim (gunga të forta që krijohen rreth implantit), sindroma e shokut toksik, lymphedema etj.
Trupi i njeriut është mrekullisht i ndryshëm. Çdo femër ka formën e saj unike të gjoksit. Të jesh i shëndetshëm do të thotë të jesh i bukur. Të duash veten duhet të jetë qëllimi juaj kryesor. Nuk jam kundër operacioneve plastike për hunden apo veshët (ku nuk duhet të fusësh material në trup), por format e tjera, aq më tepër në mosha të reja, më duken te ekzagjeruara. Aq më tepër që tani, dimë më shumë për to, edhe pse shume pak veta flasin për këtë./Mësimet e Diolës.