Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me numër të madh të të prekurve nga pandemia COVID-19. E ky virus nuk po kursen as kafshët.Së fundmi, pozitiv rezultoi një tigër nga kopshti zoologjik i Bronxit. Kafshës që mban emrin Nadia, i janë marrë mostrat për testim, pasi filluan t’i shfaqen simptomat e virusit, duke filluar me kollitjen.
Përveç saj, janë testuar edhe 5 tigër të tjerë dhe një luan.
Sipas CNN-it, besohet se tigri është infektuar nga një punëtor i kopshtit zoologjik i cili ka rezultuar më parë pozitiv.
Kopshti në të cilin gjendet Nadia, është mbyllur për vizitorë që nga 16 marsi.