Echinacea sot është bima më e njohur me efekt antibiotik dhe antivirusal, dhe përdoret për forcimin e sistemit imunitar si një nga imunostimulantët më të efektshëm.
Echinace-në indianët e amerikës veriore e kanë përdorur, së bashku me rrënjët, për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, edhe atë veçanërisht plagëve, lëndimeve, infeksioneve dhe gjendjeve inflamatore të organizmit.
Përmbanë vajra eterikë, si dhe acide fenolkarbonike dhe acid depsid: acid të kafes, klorogjeni dhe dikafeoilhini, estere të acidit të kafes dhe venës, dhe acidit të ferulinit dhe të venës. Janë të pranishëm edhe esteret e sheqerit dhe acidit të kafes – ehinakozidet; komponimet e pangopura alfatike: amidet, izobutilamidet, acidet polienike, kurse përmbanë edhe vitamin C, bakër, hekur, jod, squfur, kalium …
Echinacea sot është bima më e njohur me efekt antibiotik dhe antivirusal, dhe përdoret për forcimin e sistemit imunitar si një nga imunostimulantët më të fortë – efektshëm me të cilin rritet, gjegjësishtë shumimin e limfociteve (rruzave të bardha të gjakut) dhe makrofageve (qeliza të cilat krijohen nga monocitet, kurse kanë efekt citotoksik apo fagocit), që shpie direkt në forcimin e sistemit imunitar (rritë aktivitetin dhe efektin e qelizave mbrojtëse), ashtuqë duhet përdorur për shërimin e imunitetit të dobët.
Hulumtimet laboratorike të bëra në minj dëshmojnë vlerat e mëdha shëruese të echinacesë në shërimin e rritjes abnormale të qelizave, tumoreve, leukemisë (parandalon qelizat karcinome), etj. Echinacea nuk preferohet tek sëmundjet autoimune, skleroza multiple apo AIDS-i.
Mjekësia popullore e përdor për shërimin e organeve dhe rrugëve të frymëmarrjes, të sëmundjeve të sistemit urinar, sëmundjeve të lëkurës, veshit, sistemit imunitar, gripit, infeksioneve, karcinomit, ftohjes, ndezjeve të ndryshme, plagëve, imunitetit të dobët, tumoreve, pickimit të insekteve, kafshimit të merimangës, lodhjes, dhimbjeve të dhëmbit, si dhe për rigjenerimin e qelizave gjegjësisht pastrimin e gjakut dhe organizmit.
/kosovarja.ch/