Misteret rreth orgazmës seksuale gjithmonë hapin debat. Forumet e internetit, hulumtimet statistikore dhe interesimi i shkencëtarëve është shumë i madh. Nëse në dekadat e fundit, kemi vënë në pikëpyetje ekzistencën e pikës G, epiqendra e kënaqësisë, një mirazh, një fantazi, një lloj butoni magjik që të gjitha gratë përgjigjen ta gjejnë, e që ndoshta disa e kanë gjetur, kjo duket një çështje e dalë mode tani.
Profesorja Emanuela Napoli dhe kolegia Luisa Nocito, pas disa studimesh, nuk e shohin më pikën G si pikën kryesore, por na fokusojnë te ajo që ata e quajnë: CUV, klitor, uretra, vagina. Dy seksologet femra rrëzojnë dhe konfirmojnë disa të vërteta dhe mite.
Orgazma femërore mes mitit dhe realitetit:
1.Të arrish orgazëm është e lehtë (e gabuar)
Për femrat është më e vështirë se për meshkujt. Nga studimet zbulohet se 34.7% e femrave e arrijnë gjithnjë, 38% shpesh, dhe një pjesë ndoshta shumë rrallë. Arritja e orgazmës lidhet me problemet hormonale ose me momentet jo të mira psikologjike të momentit.
- Momenti perfekt duhet të stimulohet (e gabuar)
Çdo person ka natyrën e vet. Çdokush ka të shkuarën e vet seksuale, qoftë të eksperimentuar apo edhe vetëm të ndikuar nga kultura, feja e arsimi. Përveç kësaj, sipas statistikave nga koha e raportit seksual, grave u duhet të paktën 20 minuta të arrijnë kënaqësi, kundrejt 7 minutave për meshkujt.
- Më mirë praktikat kreative (e gabuar)
Të mendosh që praktikat kreative janë më efikase është diçka e gabuar, por deri në një farë pike. Gratë më shumë se sa meshkujt shpesh arrijnë orgazmë duke masturbuar, ose me seks oral, ose në mënyra të tjera kreative.
- Pa orgazmë nuk ka kënaqësi (e gabuar)
Duhet të hedhim poshtë mitin se pa orgazëm nuk ka kënaqësi, shpjegon psiko-seksologia Emanuela Napoli. “Ajo që duhet të shpjegojmë është se objektivi nuk është orgazma në vetvete, por një eksperiencë e kënaqshme intime mes dy partnerëve që pëlqehen. Mund të ndodhë që orgazma mos të ketë ardhur, por çdo gjë tjetër ka qenë e bukur”.
- Nëse ajo shtiret, ai nuk e dallon (e vërtetë)
Është praktikisht e pamundur që një mashkull të dallojë kur femra shtiret. Vetëm nëse bëhet fjalë për një raport shumë të gjatë, dhe të dy kanë besim te njëri-tjetri dhe njihen mirë. Femrat shtiren ndonjëherë për të mos vendosur në vështirësi partnerin. Ndonjëherë e bëjnë për t’i dhënë një rrugë tjetër një marrëdhënieje që është bërë e mërzitshme.
6.Të qëndrosh sipër partnerit është më mirë (varet)
Është e vërtetë që pozicioni i femrës sipër mashkullit favorizon stimulimin e klitorit dhe kontrollin e ritmit. Por çdo femër ka pozicionin e saj të preferuar. Eksperimentimi ka nëj efekt pozitiv në marrëdhëniet mes dy partnerëve, dhe nëse kthehet në lojë ndihmon në arritjen e orgazmës
- Lojërat dhe fantazitë ndihmojnë (e vërtetë)
Të gjitha variantet e mundshme të një marrëdhënieje ndihmojnë që ajo të mbetet e gjallë dhe të përfitohet sa më shumë kënaqësi për të dyja palët. Gjithashtu nuk është e vërtetë që vetëm meshkujt janë ata që kanë fantazi seksuale, sepse edhe femrat udhëtojnë me mendje, por mbetet një tabu shprehja e mendimeve të tyre.
- Kontakti me natyrën është më mirë (e vërtetë)
Seksi në ajër të hapur është padyshim më i mirë. Ta bësh në natyrë është një kënaqësi instiktive. Femrat janë shumë të vëmendshme përsa i përket mjedisit dhe atmosferës. Seksi në pyll është diçka magjike, ndryshe nga të bërit në një parking për shembull, ku ekziston frika se mund të shihesh nga të tjerët.
- Veshja e çorapeve të gabuara fik pasionin (e vërtetë)
Mjafton një detaj i vogël që të heqë dëshirën e një gruaje për seks. Në këtë mënyrë ndalohet gatishmëria dhe përgatitja e mendjes së saj për të përjetuar një orgazëm. Çdo femër në një marrëdhënie intime është e kujdesshme për gjetjen e kushteve të duhura për të.
- Të flasësh është keq (e gabuar)
Ekziston besimi i gabuar se të flasësh me partneren për problemet seksuale zvogëlohet magjia e performancës seksuale. Krijohet ndjesia e fajit. Ti mendon se ajon mendon se nuk je i duhur për të. Por të hapurit me partneren është thelbësore.