Deri tani është menduar që birra është shkaktari kryesorë i rritjes së barkut, por gjërat qëndrojnë krejt ndryshe!
Besojmë që zonjat nuk mungojnë kur është në pyetje birra. Është koha që të ju njoftojmë se sa e pasur është kjo pije nga elbi e maltë, ndërsa është i pasur edhe me kompleks të vitaminës B e cila në të vërtet trashë. Ne po ju drejtojmë në marrinë më të shpeshtë të birrës dhe si ti kombinoni llojet e ndryshme të birrës me ushqim.
Birra ka vlerë energjike të ngjashme si qumështi dhe nuk ka asnjë interaksion të çuditshëm i cili të bien deri tek trashja apo barku i birrës.
Teprimi me çdo ushqim po edhe pije sjell deri tek trashja. Arsyeja e kilogramëve më shumë tek ata që pinë birrë ‘shtrihet’ tek teprimi i pijes së preferuar, sepse bëhet fjalë për ‘bukë të lëngshëm’
Shkencëtarisht është e vërtetuar që ata që pinë birrë më së paku i dëgjojnë këshillat e nutricionistëve, në krahasim me të tjerët që pinë verë.
Marria 2: Birra e ftohtë të kënaq kur është nxehtë
Shumë e lidhin freskimin përmes birrës kur është verë. Megjithatë, konsumimi i alkoolit nuk rekomandohet kur është nxehtë, duke e ditur që alkooli edhe më shumë dehidron trupin. Përsëri është e rëndësishme që me kujdes dhe përgjegjësi të merremi me birrën. Por, kjo pije do ju kënaq gjatë netëve verore për relaks.
Kombinimi i ushqimit dhe birrës
Birrat kombinohen gati me të gjitha ushqimet, me para gjella dhe kafshatat të vogla, ushqime mishi, peshku, çdo lloj djathi, desertë të tharta. Birra shkon mirë edhe me turshi, salsiçe të pjekura, me ushqime djegëse meksikane, ushqimet nga skara dhe me specialitete të tymosura.
Ushqimet e hidhura, si shpargu, sallatat nga cikorja, djathërat e kualitetit të lartë shkojnë me shijen e hidhur të birrës. Nuk duhet të harroni që edhe e kundërta jep magji, dhe kështu ushqimet e ëmbla, desertët që kanë notë të hidhur, si ëmbëlsirat e çokollatës, shkojnë mirë me birrë të zezë sepse shija të ngjanë me çokollatë të zezë.
Peshku shkon mirë me birrë të turbullt i cili ngrit shijen e peshkut dhe jep ndjenjë freskie. Me pulë, viç dhe derr pihet lager birra, ndërsa përparësi i jepet birrave të ftohta shumë. Në anët tona me peshk zakonisht të qesin verë ndërsa në Evropën e veriut shpesh pinë birrë të hidhur.
Me fruta deti, guaca dhe gaforre mirë shkon birra e mbyllët me shije më të fortë. Me djathëra rekomandohen birra thartira e të cilave përshtatet me thartirën e djathit, ndërsa me djathë të fort mirë shkon birra e fortë./kosovarja.ch/