Përpjekja për të ngelë shtazënë është një periudhë shumë emocionuese! Jo vetëm që jeni gati për të krijuar një familje, por duhet që ti leni anash pilulat për kontroll të lindjes si dhe të keni shumë seks – por ku mbeti dashuria? Sigurisht, ju do të vazhdoni me tempon e njejtë dhe do të jeni nga ato femra të freskëta që përpiqen të arrijnë qëllimin e tyre. Ndoshta edhe do të harroni se jeni duke u përpjekur! Hahaha. Po ju paraqesim disa nga rastet që ndodhin gjatë kohës kur femrat përpiqen për të ngelë shtatzënë dhe se çfarë ndodhë gjatë kësaj periudhe të veçantë.
Afati kohor
Pritja: keni marrë pilula për kontroll të lindjes që një periudhë të gjatë për të shmangur këtë moment. Tani jeni të lirë dhe: Ja u bë.
Realiteti: ndoshta nuk do të mund të ngelni shtatzënë që në herën e parë pas ndërprerjes së pilulave. Ndoshta do të ju duhet më shumë kohë të punoni rreth kësaj…shumë.
Mbajtja sekret
Pritja: natyrisht ky është një mision i rëndësishëm për arritjen e një foshnje nga ju dhe partneri juaj. Ky sekret do të duhej të ushqehet vetëm mes juve çiftit deri sa të del në dritë i porsalinduri! Ky është intimiteti.
Realiteti: e tëra fillon kur ju shpreheni para mikes suaj më të ngushtë. Pastaj i tregoni nënës suaj dhe kolegeve të punës. Por, kjo është në rregull.
Njohuria juaj për procesin e lindjes
Pritja: keni mësuar edukatë seksuale në shkollë të mesme. Ju e dini se nga marrëdhënia seksuale, ngelni shtatzënë. Është shumë e lehtë.
Realiteti: ju nuk e keni fare idenë se çfarë nevoitet për të ngelë shtazënë. Ju duhet të shfrytëzoni kohën tuaj evolative në mënyrën e duhur dhe prap se prap meshkujt kanë vetëm 30% gjasa që të depërtojnë. Gjithashtu edh emosha juaj është një faktor që hyn në lojë në këtë çështje. Pse askush deri më tani nuk ua ka thënë një gjë të tillë?
Sa shpesh e praktikoni seksin
Pritja: e bëni në dush, në shtrat, në dysheme, pas punës, gjatë pushimit të drekës, pas punës, para se të bini në shtrat, me një fjalë gjatë tërë kohës. Kjo është një punë serioze dhe nuk duhet ta humbisni asnjë moment.
Realiteti: ju keni një jetë para vetes…dhe një punë. Të vetmit njerëz që bëjnë pa ndalë seks janë porno yjet, madje edhe ata kanë nevojë për pushim. Për më tepër, seksi i tepërt është paksa i sikletshëm…
Përditshmëria
Pritja: do të jeni aq të ftohtë sa një trangull në lidhje me këtë. Ju nuk po e ndryshoni jetën tuaj sepse po përpiqeni për të! Sushi, kafe, orë të lumtur, dhe gjithashtu ndoshta kaloni edhe në pierje. Ju do të keni fëmijë! Duhet të jetoni!
Realiteti: do të ndërpreni cdo gjë sapo të kuptoni se keni ngelë me barrë. Ju do të jeni kundër kofeinës tani dhe do të hani vetëm shëndetshëm.
Sa shpesh mendoni rreth saj
Pritja: oh a do të presim një fëmijë, sa e marrë që jam, plotësisht kam harruar?!!
Realiteti: askush nuk e ka thënë këtë. Ju do të jeni vazhdimisht duke menduar për fëmijë tuaj, do të ëndërrini emra fëmijësh, do të lexoni përshkrime të shumta në internet për shenjat e të qenurit shtatzënë, keni nevojë për pushim që ta përballoni gjithë këtësituatë.
Bërja e testit
Pritja: ju do ta merrni një test për ta bërë vetë nëse do të ju vonohet cikli menstrual. Madje edhe atëherë do të prisni për një kohë.
Realiteti: keni hulumtuar të gjitha llojet e testeve për të provuar rezultatet dhe sigurisht që i keni blerë ato të gjitha.
Kumtimi i lajmit partnerit tuaj
Pritja: keni pritur për këtë moment. Dhe dëshironi ta bëni sa më të veçantë. Ndoshta do t’ja bëni përmes një maice të shkruar me mesazh për njoftimin e ardhjes së foshnjes. Ose ndonjë dhuratë tjetë simbolike me msazh nga fë fëmija. Ju do të buzëqeshni me shumë emocion gjatë kumtimit të lajmit dhe ai, sigurisht do të qaj pak nga gëzimi.
Realiteti: ju do ti kumtoni mënjëherë lajmin sapo të vëreni vijat ngjyrë rozë në testin e bërë./kosovarja.ch/