Shpresojmë që herën e ardhshme kur të vini dyshim të arrini ti thoni jo…
Sheqeri vetë nga vetja nuk sjell varësi nga e ëmbla
Në fakt ikja nga sheqeri në port të hapur gjithmonë dhe kudo do ju sjellë deri tek dëshira e madhe për diçka ëmbël. Shprehia juaj duhet të bëhet ngrënia e sheqerit në masë të matur dhe rregullisht dhe të mos ia ndalni vetes këtë për çfarë do. Vetëm që duhet të jeni të disiplinuar!
Sheqeri ndikon në qelizat e trurit
Nëse hani shumë ëmbël kjo mund të ndikojë në një pjesë të trurit i cili kontrollon sa ushqim po konsumojmë. Një studim ka treguar se si edhe vetë shikimi i fotografive të ëmbëlsirave mund të prekë trurin që të fillojë t’i kërkojë ato. Gjithashtu ky studim ka treguar se si femrat më vështirë mund të hiqen nga e ëmbla në raport me meshkujt.
Mos lejoni të ju gënjejnë ëmbëlsirat artificiale
Edhe pse ndoshta bëhet fjalë për ëmbëlsira me kalori të ulëta, ato nuk do ta zgjedhin problemin e dëshirës për diçka ëmbël e cila do të jetë e pranishme derisa nuk do të konsumoni sheqer të vërtet. Sa i përket të ‘shëndetshmes’ sheqerit të ngjyre kafe dhe mjaltit, ato nuk përmbajnë hiç më pak kalori se sa ai i bardhi. Në thelb janë të njëjtë, dallimi i vetëm është që këto përmbajnë pak më shumë përbërës ushqyes.
Është e mundshme të ushtroni qiellzën edhe me shije tjera
Provoni një herë në javë ti shmangeni ëmbëlsirës më të dashur dhe ta zvogëloni sheqerin në afe. Pas një kohe, do të vëreni që keni nevojë më të vogël për të shijuar ëmblin. E rëndësishme është që me asgjë, ashtu edhe me sheqer mos ta teproni.
Niseshte mund ta ‘zëvendësojë’ sheqerin
Sendet ushqimore që i takojnë grupit të niseshte, siç janë brumërat, buka e bardhë, patatja apo cipsi, janë në përputhshmëri me karbohidrate të cilat në trup ndërtohen në sheqer të thjeshtë dhe me ngrënien e këtyre mund ta mbyllni trupin dhe të largoni dëshirën për sende të ëmbla.
Sot masa mesatare ditore e sendeve të ëmbla shkon deri në 285 kalori
Të dhënat për këtë numër i ka dhënë gjithashtu një hulumtim. Sipas mendimit të ekspertëve shëndetësor, femrat nuk duhet të fusin në trup më shumë se gjashtë lugë sheqer apo 100 kalori, ndërsa meshkujt 9 lugë apo 150 kalori./kosovarja.ch/