5.5 C
Priština
More

    E vërteta e përjetimit të orgazmës në palestër

    spot_imgspot_img

    Kur një studjues i rrespektuar i seksit shkruan një libër për fitnes, është normale të pritet diçka e jashtëzakonshme. Në studimin e tij mbi sjelljen e organizmit gjatë stërvitjeve, studjuesi zbuloi se 10% e njerëzve, pa marrë parasysh moshën, gjininë apo nivelin e stërvitjeve, përjetojnë orgazëm gjatë stërvitjeve.

    Në librin e tij „The Coregasm Workout“, Herbenik shpjegon fenomenin e arritjes së orgazmës si dhe ushtrimet që ndikojnë në këtë proces, në vazhdim mund të lexoni intervistën e zhvilluar nga Cosmopolitan.

    Pse dëshiruat t`i studioni orgazmat bërthamore?

    Gjatë shumë viteve si kolumnist i seksit kam patur edhe pyetje nga femrat që kanë përjetuar orgazëm në palestër, dhe më pyetnin nëse është normale apo jo. Secilën herë që kam kontrolluar literaturën shkencore, nuk kam hasur në ndonjë studim. Mua më është dukur si studim ideal për të shpjeguar një mënyrë natyrale të rritjes së seksualitetit.

    Çfarë janë orgazmat bërthamore?

    Orgazmat bërthamore janë orgazma të ngjashme me ato gjatë marrëdhënieve vaginale, mirëpo janë më të dobëta, më pak të thella dhe më shumë pickuese. Si duket janë orgazma që ndodhin për shkak të ushtrimeve që aktivizojnë muskujt bërthamë të barkut, andaj edhe quhen orgazma bërthamore. 

    Si mundet që bërthama të krijojë orgazëm?

    Nuk e dimë saktë se cilët muskuj e shkaktojnë orgazmën, shpresojmë që një ditë do të dimë më tepër rreth bashkëpunimit të muskujve me nervat për këtë çështje. Ajo që dimë është se orgazmat ndodhin si pasojë e aktivizimit të këtyre muskujve të barkut, nëse bëni ushtrime kardio për 20 minuta dhe menjëherë pas kësaj filloni me ushtrimet e bërthames së barkut keni më shumë gjasa të eksitoheni madje edhe të përjetoni orgazëm.

    A është më lehtë të përjetoni orgazëm bërthamor nëse jeni më të rinj dhe fizikisht të aftë?

    Nuk ka rëndësi mosha. Ne kemi raporte nga grupmosha të ndryshme se kanë përjetuar këtë lloj orgazmi, madje personat janë të kategorive të ndryshme sa i përket ndërtimit të trupit, që nga sportistët e deri tek pleqtë. 

    A luan rol tek femrat fantazia seksuale për të arritur orgazëm bërthamor?

    Shumica prej tyre nuk kanë menduar për seks kur ka ndodhur orgazma. është vetëm një çështje e trupit, mirëpo gjëja që bën dallimin mund të jetë fokusimi në stërvitje.

    Çfarë është ndryshe mes një orgazme që ndodh gjatë stërvitjeve dhe një që ndodh gjatë seksit?

    Ato që ndodhin gjatë stërvitjeve janë çështje trupi. Në seks kemi edhe afërsinë emocionale, ngrohtësinë, kuptimin dhe intimitetin. Orgazmat që ndodhin gjatë stërvitjeve nuk janë aq seksuale për njerëzit, ata janë sensuale dhe pickuese mirëpo nuk janë as afër si ato gjatë seksit. 

    Shumë femra nuk arrijnë orgazëm gjatë seksit. A mundet kjo kategori të arrijë orgazëm bërthamor?

    Femrat që përjetojnë orgazëm bërthamor nuk janë ndryshe nga femrat tjera. Disa prejt tyre përjetojnë orgazma gjatë seksit, disa gjatë masturbimit , ndërsa disa vetëm gjatë stërvitjeve. Disa që kanë patur orgazëm vetëm gjatë stërvitjeve kanë filluar të mësojnë më tepër për trupin e tyre dhe të shfrytëzojnë atë njohur për të arritur orgazëm edhe gjatë seksit. 

    Pse mendoni se kjo çështje nuk është studiuar më herët?

    Ka shumë mistere rreth orgazmave nga seksi dhe masturbimi, dhe vetëm viteve të fundit shkencëtarët kanë filluar të hulumotjnë për orgazmat nga stimuimi i gjinjve, orgazmat nga fanatzitë, nga stimulimi i shputave të këmbëve etj. Kur fillojmë të mësojmë për seksin e shohim se jo gjithmonë orgazmat kanë të bëjnë me seksin. Ndoshat sepse orgazmat janë të veçuara nga seksi, dhe janë më tepër lehtësim nga stresi dhe tensioni. Nuk janë gjithmonë pasojë e stimulimit të gjenitaleve.

    Çka mendoni cila është gjëja që keqkuptohet për orgazmat bërthamore?

    Lexoj shpesh komente të njerëzve që theksojnë se orgazmat bërthamore ndodhin ngase stimulohet pika G apo sepse punon ndonjë muskul specifik. Kjo gjë nuk është e vërtetuar andaj nuk kemi arsye të besojmë ashtu, pasiqë kjo ndodh edhe tek meshkujt nuk ka të bëjë fare me pikën G.

    Edhe meshkujt kanë orgazma bërthamore?

    Edhe meshkujve u ndoh në të njejtën përqindje sikurse femrave.

    A turpërohen femrat kur kanë orgazma bërthamore në publik?

    Nuk mendoj se duhet të turpërohen pasiqë shumica nuk do të tërheqë vëmendje tek vetja. Edhe ashtu në palestër ka shumë zhurmë, njerëzit bëjnë mimika të ndryshme dhe janë të djersitur, edhe nëse ndodh orgazëm ajo gjë nuk do të vërehej.

    Sa gjatë duhet të ushtrojnë femrat para se të ndjejnë eksitim apo orgazëm?

    Kemi zbuluar se 2/3 e femrave kanë përjetuar eksitim në vetëm 10 sesione të stërvitjeve. Nëse mundet të arrihet kjo, mendoj se ka shumë potencial që femrat të ekspolorojnë me forma të reja të ushtrimeve që të mund të provokojnë orgazëm, të mundohen të inspirojnë trupin e tyre në ndonjë mënyrë.

    Nuk themi se femrat e kanë patjetër të provojnë këtë lloj orgazmi, pasiqë kanë aq shumë mundësi të tjera. Ajo që themi është se kjo gjë është e mundur por nuk mund të ndodh tek secili./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...