E tradhëtoni partnerin, por nuk jeni të vetëdijshme!

Shpesh herë ndodhë që të flirtoni me miqtë tuaj, ndonjë e-mail provokues i shkruar nga ana juaj, mund të tregojë asociacione të ndryshme dashurie… Kjo është mashtrim apo lloj tradhëtie.

Në përmendjen e tradhëtisë bashkëshortore, shumica do ta përshkruanin si një natë pasionante dhe shumë intime me një person të panjohur, i cili sigurisht nuk është partneri juaj.

Por, a e dini se tradhëtia përfshin edhe forma tjera që fshihen nën petkun e miqësisë?

Po ju sjellim 5 shenjat që ndoshta mund të keni të dashur, por që ende nuk jeni të vetëdijshëm.

Shpesh flisni për të

Mënyra më e mirë që të zbuloni nëse shoqëria juaj ka kaluar kufirin, është të vlerësoni se sa kohë harxhoni duke menduar rreth ati personi. Vlerësimi është shumë i thjeshtë – sa më shumë që mendoni rreth atij personi, ndjenjat tuaja përforcohen dhe kështu krijoni konfuzion rreth vetes.

Ndjeheni krejtsisht ndryshe dhe më mirë kur flisni për të

Afera emocionale paraqitet tek personat me veti që ju bëjnë të keni emocione tepër të fuqishme. Tradhëtuesit emocional (kurorëshkelësit) pasi shoqërohen me miq të rinj, ata fillojnë të ndjehen më mirë, janë më të hapur, më të lumtur dhe të përmbushur, saqë mënjëherë presin për kontaktin e rradhës, si për shembull ndonjë kafe, ndonjë takim në zyrë apo mesazh në email.

Ju e fshihni miqësinë e tij nga partneri juaj

Pyetja me të cilën mund ta zbuloni se keni një dashnor emocional është se – a jeni në gjendje ti tregoni partnerit tuaj çdo gjë në lidhje me krijimin e “miqësive” të reja? Vet fakti i një miqësie të fshehtë ju ngjall ndjenjën të tejkaloni kufirin aq shpejtë sa të kaloni në një dëshirë të zjarrtë për intimitet.

E krahasoni atë me partnerin

Pa marrë parasysh a është marrëdhënie fizike apo emocionale, tradhëtia bashkëshortore fillon kur ju shfaqen pakënaqësi dhe dëshira të paplotësuara nga partneri. Aventurat më të mëdha emocionale ndodhin për shkak se njëri nga partnerët ndjehet i lënë pas dore nga tjetri. Kur kjo zbrazëti fillon të plotësohet nga dikush tjetër, atëherë ai person bëhet subjekt i fantazisë, dhe shtrohet pyetja – a është ky person i ri në jetën time më i mirë se partneri aktual dhe se a duhet të jem me të?

Imagjinoni momente intime me të

Lidhjet emocionale me persona tjerë nuk është patjetër të jenë fizike. Por, nëse në këtë aferë nuk ka kontakt fizik, kjo nuk nënkupton se ju nuk mund të imagjinoni momente intime me të. Imagjinata është një armë e pabesueshme dhe e fuqishme, edhe nëse mbështetet në sjellje dhe fjalë të mira, ajo mund të jetë po aq e fuqishme sa kontakti fizik.

kosovarja.ch