E mbijetuara e kancerit të gjirit flet për vështirësitë në intimitet

Kanceri i gjirit dhe trajtimi i tij shkaktojnë një çrregullim të madh në trup, të mbijetuarit e dinë se si flokët u bien nga kimioterapia, lëkura u digjet nga radiacioni dhe gjoksi nuk është më kurrë i njejti. Mirëpo ka edhe simptoma tjera që rrallë herë ceken: tharja vaginale, kruarja, djegia dhe marrëdhëniet e dhimbshme seksuale., janë gjëra që e shkatërrojnë jetën seksuale.

Pasiqë përfundova betejën me kancerin e kuptova se lufta ende ishte në vijim. E kisha të vështirë të adaptohem me implantet pas operacionit si dhe me peshën e fituar, temperaturën nga terapia hormonale si dhe me vaginën e thatë. Kjo gjë ishte e tmerrshme për mia sepse më vështirësonte funskionimin normal në planin intim dhe më bënte të mendoj se vagina ime ishte plakur 20 vite më shumë se unë.

Kur vizitova gjnekologun, ajo më rekomandoi lubrifikim me bazë estrogjenin apo një unazë estrogjeni që futej brenda për të rikuperuar lagështinë brenda tre muajve mirëpo unë kisha një kancer të ndijshëm ndaj estrogjenit andaj kërkoja tjera opsione. Gjithashtu nuk isha kandidate për operacion kirurgjik të shkarjes së organit pasiqë ishte i rezervuar vetëm për rastet me atrofi të rëndë. Më në fund zgjidhja ime doli një laser që insertohej në vaginë dhe që përdorte nxehtësinë termale për të krijuar pika mikroskopike të traumave në indin vaginal. Kur indi filloi të shërohej, prodhonte më tepër kollagjen dhe bëhej më i trashë, i fortë dhe më i hidratuar. Me një fjalë kjo metodë më shpëtoi jetën time seksuale.

Në fillim përdorimi i laserit brenda në vaginë më tmerronte mirëpo faktet më bënë që ta tejkaloj atë frikë. Kjo procedurë zgjati 5-10 minuta dhe nuk më shkaktoi asnjë dhembje, një operacion i kryer pa anestezion dhe më duhej vetëm katër ditë pritje para se të filloja të bëja seks dhe të rikthehesha në jetën normale me aktivitete sportive.

Ky tretman kushton nga $850 deri në $1150 dhe nuk paguhet nga sigurimi shëndetësor ndërsa më e mira është një sesion i terapive që kushton $2,950 e që ndahet në katër sesione.

kosovarja.ch