Pak ditë më parë, komediani dhe moderatori i njohur Ermal Mamaqi udhëtoi drejt rivierës franceze për të marrë pjesë në festivalin e mirënjohur të filmit në Kanë. I shoqëruar nga Elvana Gjata, dy artistët shqiptarë parakaluan në tapetin e kuq dhe kaq mjaftoi që në portalet shqiptare të merrte dhenë lajmi se filmi i tyre konkurronte përkrahë prodhimeve më të mira të kinematografisë. Ndërkohë që nuk vonuan as artikujt sipas të cilëve Ermali dhe Elvana kishin mashtruar publikun.
Menjëherë pas kthimit në Tiranë, Ermali ka reguar publikisht për këtë çështje. “Para pak ditësh isha në Festivalin e Kanës për të parë çfarë bëhet andej. Duke qenë se kam dhe një film në duar, ishte rasti më i mirë për të njohur njerëz të kësaj fushe, për të reklamuar dhe për të shitur filmin se për këtë shkohet; është një treg ndërkombëtar ku njerëzit shesin dhe blejnë filma. Mirëpo kur u ktheva pashë që këtu në Shqipërinë time të dashur, vendi ku unë punoj, jetoj, investoj, prodhoj, krijoj, disa gazetarë më kishin kryqëzuar me pretendimin që unë po mashtroj njerëzimin. Shkruanin: ‘Ermali dhe Elvana po shpifin’.