0.5 C
Priština
More

    Dy reçeta tibetiane 2000 vite të vjetra: Përgatitni vetë eliksirin e shëndetit dhe jetëgjatësisë!

    spot_imgspot_img

    Reçeta për këtë eliksir të parë të lashtë është zbuluar në një manastir të vjetër tibetian, i shkruar në pllaka prej argjile. Supozohet se është shkruar para më shumë se 2000 viteve, dhe jo vetëm që dhuron jetëgjatësi, premton edhe shëndet të përkryer.

    Pregaditja shërben për spastrimin gradual të enëve të gjakut nga shtresat yndyrore dhe parandalimin e sulmit në tru dhe zemër (infarkt). Reçeta sekrete tibetiane gjithashtu parandalon angina pectoris, krijimin e tumoreve, përmirëson shiqimin dhe rinon organizmin. Perfekte, apo jo?

    Reçeta për eliksirin tibetian të shëndetit dhe jetëgjatësisë

    Përbërësit:

    • 300 gr hudhër
    • 1 kg limon i paspërkatur
    • 1,5 l ujë

    Përgatitja:

    300 gr hudhër dhe 1 kg limon me lëvozhgë i bluajmë imët.

    Pastaj 1,5 l ujë e vlojmë dhe e zvogëlojmë zjarrin ku shtojmë hudhrat dhe limonin e bluar. E mbulojmë. Në zjarrin e stisur këtë përzierje e ziejmë 15 minuta (aspak më gjatë). E largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Ilaçi tibetian është gati. Të ruhet në enë qelqi të mbuluar (kavanoz).

    Trajtimi:

    Këtë përbërje merreni në stomak bosh çdo mëngjes edhe atë nga gjysmë decilitri, përgjatë 25 ditëve. Pas kësaj patjetër të pauzoni për 10 ditë dhe prap të përsëritni veprimin deri në përmirësimin e gjendjes shëndetsore. Pas kësaj të ndërpritet veprimi.

    Vërejtje:

    Ti përmbaheni strikt dozës ditore të ilaçit dhe pauzës dhjetë ditore mes dy trajtimeve. Pas shërimit nuk duhet të përdoret përveç nëse vie deri te përkeqësimi i shëndetit. Personat e shëndetshëm që vendosin ta marrin ilaçin për përmirësimin e gjendjes së përgjithëshme të organizmit le të përdorin vetëm një deri dy trajtime në vit edhe atë dy herë nga 25 ditë në interval prej 6 muajsh.

    Eliksiri tibetian për rinimin e organizmit

    Kjo përzierje e hudhrës, mjaltit dhe limonit në mjekësinë tibetiane është e njohur si eliksir natyral i cili me sukses e ngadalëson procesin e plakjes.

    Përbërësit:

    • 10 copë hudhër
    • lëng nga 10 limona
    • 1 kg mjaltë

    Përgatitja:

    10 kokrrat e hudhrës i preni imët dhe përzieni me 1 kg mjaltë dhe lëngun e 10 limonave. Masën hudheni në një kavanoz qelqi, mbulojeni dhe e leni të qëndrojë tetë deri në dhjetë ditë. Pas kësaj merrni nga një lugë të këtij eliksiri dy herë në ditë, në mëngjes esëll dhe në mbrëmje para darke. Përse këto reçeta janë aq të efektshme. Këto reçeta përmbajnë tre përbërësit më të mirë – mjaltë, limon dhe hudhër. Çdonjëri nga ata ka të mira të shumëta për shëndetin.

    Hudhra

    Hudhra mbron enët e gjakut, ulë tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit në gjak si dhe zvogëlon rrezikun e sulmit në tru dhe zemër. Mes tjerash, është i dobishëm për parandalimin e tumoreve, kurse mbron edhe nga shumë sëmundje kronike. Zbut ftohjen dhe gripin, asgjëson parazitët e zorrëve, shëron infekcionet fungale dhe bakteriale, forcon imunitetin, ngadalëson plakjen dhe shmang lodhjen dhe tensionimin.

    Limoni

    Limoni përmban veti të forta antioksidative dhe antibiotike. Falë bio-ndikimit shumë të lartë – aftësisë që në gjak të qëndrojë edhe deri në 24 orë – është ndikues në parandalimin dhe përhapjen e tumorit rreth organeve përqark. Përveç këtyre vetive të mira, pengon shtresimin e kolesterolit në muret e arteries dhe kontribuon në zvogëlimin e tij, me çka ne na mbron nga sulmi në tru dhe zemër. Përveç që ruan shëndetin, limoni si antioksidant i fortë gjithashtu ngadalëson plakjen.

    Mjalti

    Mjalti është gjithashtu antioksidant që përmbanë edhe veti antibiotike. E mbron organizmin nga materie të dëmshme, kurse nëse merret në kombinim me bimë shëruese, e rritë ndikimin e tij. Nga kjo që theksuam, nuk është e vështirë të kuptohet se përbërësit si hudhra, limoni dhe mjalti janë kombinim i dobishëm në shërimin e shumë vuajtjeve dhe sëmundjeve.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...