1.4 C
Priština
More

    Dy mineralet që ndihmojnë trupin të përballojë temperaturat e larta

    spot_imgspot_img

    Thuajse çdo gje që ndodh jashtë trupit ndikon menjëherë edhe funksionet brenda të tij. E shembulli më i mirë për këtë është ngritja ose ulja drastike e temperaturave.Siç dihet trupit nuk është në gjendjen e tij optimale kur kalon në ekstremitete të kushteve atmosferike. Vapa e verës në veçanti mund të jetë një problem për personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike.

    E njëjta gje ndodh edhe për të gjithë personat e shëndetëshëm, që mund të përjetojnë lodhje dhe drobitje fizike gjatë ditëve me shumë nxehtësi. Mbajtja e temperaturës së trupit në vlerat e duhura është e rëndësishme për të gjithë shëndetin e tij. Me verën para dhe të nxehtin Afrikan që është vendosur prej kohësh në të gjithë kontinetin, duket se temperaturat e larta do të jenë një kërcenim për shëndetin edhe për disa muaj. Prandaj në këtë artikull ju tregojmë disa mënyra të thjeshta se si mund t’a mbani temperaturën e brendëshme të trupit në nivelet e saj normale edhe gjatë valës së të nxehtit, shkruan AgroWeb.

    Çfarë e ndikon temperaturën e trupit

    Një pjesë e trurit e quajtur hypothalamus, është përgjegjëse për rregullimin e temperaturës trupore ideale që shkon mes 36-37 gradë Celsius. Kur temperaturat rriten, trupi automatikisht punon për të balancuar temperaturën e brendëshme të tij. Kështu kryhen shumë proçese të cilat e mbingarkojnë organizmin duke shkaktuar edhe pasoja apo efekte anësore.

    Lodhja dhe etja janë ndër të parat që vihen re pasi, trupi dehidratohet gjatë proçesit të vetëftohjes me anë të djersitjes. Kur trupi djersin më shumë nga sa duhet jashtë tij dalin shumë minerale të vlefshme për organizmin. Duke shkaktuar dhe probleme të tjera të mënvonëshme për organizmin.

    Mineralet që ju vijnë në ndihmë
    Teksa djersisni nga trupi dalin minerale dhe elektrolide të nevojshme për një bashkësi proçesesh që trupit i nevojiten. Duke filluar që nga qarkullimi i mirë i gjakut, rregullimi i pehashit apo funksionimit të mirë të muskujve.

    Pra, çdo gje që ju ndihmon me energjinë dhe kryerjen e aktiviteve të përditëshme. Ekspertët këshillojnë që gjatë ditëve të të nxehtit të madh të konsumoni shumë magnez. Magnezi është një mineral që ndihmon më shumë se 300 reaksione biokimike të nevojshme për trupin.

    Kaliumi është një tjetër mineral të cilit i duhet t’i drejtoheni për këtë problem. I domosdoshëm për shëndetin e zemrës, ndihmon organizmin të balancojë temperaturën dhe shumë funskione të brendëshme të tij.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...