11 C
Priština
More

    Dy herë më shumë njerëz kanë hipertension sesa 30 vjet më parë

    spot_imgspot_img

    Më shumë se 1.2 miliard njerëz në botë jetojnë me hipertension, dy herë më shumë se 30 vjet më parë.Kështu thuhet në një studim të botuar nga revista mjekësore Lancet, sipas të cilit presioni i lartë i gjakut lidhet drejtpërdrejt me më shumë se 8.5 milionë vdekje çdo vit dhe është një faktor kryesor rreziku për goditje në tru, sëmundje ishemike të zemrës, sëmundje të tjera vaskulare dhe sëmundje të veshkave.

    Ulja e presionit të gjakut mund të zvogëlojë numrin e sulmeve në zemër me një të katërtën dhe pothuajse të përgjysmojë numrin e rasteve të dështimit të zemrës dhe goditjeve në tru.

    Mendohet se sëmundja është “e lehtë” për t’u diagnostikuar dhe relativisht e lehtë për t’u trajtuar me ilaçe të lira për të parandaluar probleme më serioze shëndetësore. Sidoqoftë, numri i njerëzve që vuajnë nga hipertensioni po rritet.

    Për më tepër, pothuajse gjysma e njerëzve që kishin hipertension në vitin 2019 nuk ishin në dijeni për këtë. Gjysma e atyre që u diagnostikuan me hipertension nuk morën terapi.

    Në mbarë botën, presioni i gjakut kontrollohet në më pak se një në katër gra dhe një në pesë burra me hipertension.

    “Pavarësisht përparimeve mjekësore dhe farmakologjike në dekadat e mëparshme, përparimi global në menaxhimin e hipertensionit ka qenë i ngadalshëm dhe shumica e njerëzve me hipertension mbeten të pa trajtuar, me mangësi të mëdha në vendet e mesme dhe të pazhvilluara,” tha autori i studimit Majid Ezati nga Kolegji Mbretëror në Londër.

    Në Evropë, shkalla e hipertensionit është e lartë në vendet qendrore dhe lindore si Hungaria, Polonia dhe Kroacia. Hulumtimi tregoi se në ato vende, si dhe në Lituani, Bjellorusi dhe Rumani, më shumë se gjysma e grave kanë presion të lartë të gjakut.

    Nga ana tjetër, në vendet e Evropës Perëndimore, mes të cilave janë Zvicra, Britania e Madhe dhe Spanja, përqindja e popullsisë që ka hipertension është në nivelin më të ulët të regjistruar. Këto vende gjithashtu kanë shkallën më të ulët të hipertensionit te gratë, më pak se 24%.

    “Prevalenca globale dhe shkalla e kontrollit të sëmundjeve prej afërsisht 20% duhet të jetë një paralajmërim se ne do të luftojmë sëmundjet kardiovaskulare për shumë vite në të ardhmen, veçanërisht nëse vazhdojmë kështu,” tha Clara Chao nga Universiteti i Sidneit.

    Ajo shtoi se nevojiten urgjentisht transformime dhe qasje novatore për zvogëlimin e pasojave të hipertensionit dhe strategji më të mira për të rritur diagnozat.

    Chao theksoi rëndësinë e përdorimit të përfitimeve të transformimit digjital, të tilla si monitorimi i pacientit në distancë, monitorimi i presionit të gjakut në shtëpi, kujtimet e mesazheve me tekst dhe ndërhyrje të tjera digjitale të shëndetit për të inkurajuar sjelljen e shëndetshme dhe kontrollin e presionit të gjakut.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...