Instagram, Facebook, TikTok dhe shumë aplikacione të tjera janë ato që identifikohemi herë pas here për të kontrolluar njoftimet tona.
Por ashtu siç e dimë, aplikacionet e shumta në telefon mund të ndikojnë tek jetëgjatësia e baterisë së telefonit.
Ndaj duhet të dini se cilat janë aplikacionet që shkarkojnë baterinë tuaj.
Dy aplikacionet që shpenzojnë më së shumti baterinë e telefonit tuaj janë Instagram dhe Facebook.
Më pas vijnë aplikacionet tjera si TikTok, Twitter dhe Snapchat. Sipas PC Mag, aplikacionet e mësipërme përdorin njëkohësisht 11 funksione të ndryshme telefoni që funksionojnë në sfond sa herë që aplikacioni hapet.