0.5 C
Priština
More

    Duhanpirësit, ju shkatërrojnë zemrën tuaj

    spot_imgspot_img

    Duhanpirësit pak mendojnë rreth kësaj, por gjithmonë është mirë për t’ju rikujtuar që pirja pasive e duhanit, është dëshmuar e dëmshme për shëndetin e tyre që e konsumojnë, dhe atyre të cilët qëndrojnë afër tyre. Njerëzve rreth tyre i’u helmojnë zemrën.

    Pirja e duhanit e dëmton trurin, duke zvogëluar rrjedhjen e oksigjenit të fetusit. Gjatë fëmijërisë dyfishon rrezikun e COPD-në, kurse tek të rriturit, ajo mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit, mund të rrisë tensionin e gjakut, rrisë rrezikun e sëmundjeve arteriale periferike, degjenerimit makular të syve, dhe shumë sëmundjeve të tjera …

    Hulumtimi i ri në qendrën mjekësore Mount Sinai në Nju Jork, ka treguar që ekspozimi i madh i pirjes passive të duhanit, është e lidhur drejtpërdrejt me një rritje të rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

    Ata i kanë analizuar të dhënat e të rreth 3100 njerëzve të moshës mes 40 dhe 80 vjet, të githë jo-duhanpirës, ku ata zbuluan se pirja pasive e duhanit është e lidhur me formimin e shtresave të rrezikshme në muret e enëve të gjakut rreth zemrës. Në varësi të shkallës së ekspozimit ndaj tymit të cigareve të njerëzve të tjerë, rritja e rrezikut sillet nga 50-90 për qind!

    Hulumtuesit amerikanëkanë arritur në përfundimin se pirja pasive e duhanit duhet trajtuar të paktën njejtë si një faktor i rëndësishëm i rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe hipertensionit, nivelet e kolesterolit të tepërt ose me diabet.

    Pirja pasive e duhanit çdo vit shkakton 600.000 vdekje. Këtë e kanë treguar rezultatet e studimit të parë global ndaj pirjes pasive të duhanit, implementuar dy vjet më parë, kurse të dhënat tregojnë se një e treta e vdekjeve janë fëmijët! /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...