Kjo dietë është me siguri njëra nga më të popullarizuarat dhe më të praktikuarat në gjithë botën. Sot po ju njohim me programin e saj.
Dieta për të cilën po flasim tani është në të vërtetë program për humbjen e peshës dhe për ndryshime në shprehitë jetësore, I përpiluar nga ekspertë shëndetësor të klinikës Mayo. Kjo dietë do t’ju mundësojë që të fitoni shprehi të shëndetshme jetësore, si dh eta ruani peshën trupore pasi t’i keni humbur kilogramet e tepërta.
Në qendër të kësaj diete është piramida, e cila do të jetë ylli udhëheqës I juaj gjatë zgjedhjes së ushqimeve të shëndetshme.
Qëllimi kryesor i dietës
Qëllomi kryesor I kësaj diete është t’i humbisni kilogramet e tepërta dhe të gjeni një mënyrë se sit ë kënaqeni deri në fund të jetës me një ushqim të shëndetshëm.ky program do t’ju mësojë se sit ë zgjidhni ushqim të shëndetshëm, sit a caktoni drejt porcionin dhe të filloni me shprehi të reja të shëndetshme. Përvec asaj që do ta ulni peshën, me ndihmën e kësaj diete do ta ulni edhe rrezikun nga sëmundjet e zemrës, diabetit dhe tensionit të lartë të gjakut.
Ky program përbëhet nga dy faza. Faza e parë zgjat dy javë, gjatë të cilave shumica humbin 3-5 kilogramë, edhe atë plotësisht në mënyrë të shëndetshme. Në këtë fazë do t’I shmangni pesë shprehi të këqia dhe do të fitoni pesë të mira. Në këtë fazë, krahas ushqimit të shëndetshëm I patjetërsuehëm është edhe ushtrimi fizik, edhe atë 30 minuta përditë.
Faza e dytë përbëhet nga ndryshime rrënjësore të shprehive jetësore, të cilave do t’u përmbaheni gjithë jetën. Më së shumti kujdes u kushtohet porccioneve, planifikimit të ngrënies, me c’gjë do të humbni 0,5 – 1 kilogram derisa ta mbërrini peshën e dëshiruar. Më e rëndësishmja është se shprehitë e mira të fituara ndalojnë rikthimin e kiligramëve të marra.
Piramida e shëndetshme
Piramida e shëndetshme e kësaj diete bazohet në në sasira të mjaftueshme zemërgjere të ushqimit të shëndetshëm, I cili përmban numër shumë të vogël kalorish në një porcion mesatarish të madh, kryesisht me fruta dhe perime. Krahas frutave dhe perimeve lejohen edhe sasira tepër të vogla huligohidratesh, proteinash pa yndyrë, bishtajoresh, peshku dhe prodhime pa yndyrë të qumështit.
Me anë të kësaj diete nuk duhet t’I numëroni kaloritë, madje mund të hani nga të gjitha ushqimet, vetëm të bëni kujdes me sasinë.
Shtojeni aktivitetin fizik
Pjesë përbërëse e kësaj diete është edhe aktiviteti fizik po aq sa ushqimi. Filloni me ushtrime të përditshme, po fillimisht konsultohuni me mjekun tuaj, sidomos nëse nuk jeni kontrolluar për një kohë të gjatë. Shumica e njerëzve fillojnë me nga 5-10 minuta ushtrime në ditë, për ta shtuar me kohë ngadalë derisa të mbërrihet qëllimi: 30 minuta. Ushtrimet duhet të jenë me intensitet të matur, ecja e shpejtë mund të jetë e mjaftueshme.
Si duket lista e ushqimeve
Programi I klinikës Mayo parasheh 1200 kalori në ditë, të shpërndara si vijon”:
Mëngjesi: Një gotë jogurt me më pak yndyrë dhe një porcion me fruta.
Dreka: Sallatë nga pastat dhe tuna (një konzervë tuna në ujë, 4 filxhanë pasta të ziera, dy filxhanë karota të grira dhe kungulleshkë dhe katër lugë majonezë me më pak yndyrë dhe portokalle.
Darka: Një të tretën e picës me djathë, për afërsisht 30 cm, sallatë të gjelbër.
Më vonë: 1 mollë të vogël.
Në cdo vakt mund të pini lëngje dietale pa sheqer.