Shumë femra i thajnë flokët vetë, në mënyrë që të kursejnë kohë dhe para, por ato bëjnë gabime të shumta për shkak të të cilave modeli i tyre i flokëve nuk rezulton ashtu siç do të dëshironin.Me disa këshilla nga floktarët profesionistë, modeli juaj i flokëve do të duket i përsosur, kurse tharja dhe modelimi i tyre nuk do të jenë problem për ju.
Tharëse e mirë flokësh
Zgjidhni një tharëse flokësh që ka më shumë shpejtësi dhe aftësinë për të rregulluar temperaturën, sepse flokët që i thani në një temperaturë shumë të lartë do të thahen dhe do të dobësohen.
Brusha e përshtatshme
Nëse dëshiron të bëni furqetë dhe të krijoni vëllim, më mirë është të shfrytëzoni brushën e rrumbullakët me perimetër më të vogël (rreth 5 cm), derisa për flokë të rrafshët më mirë është brusha e gjerë, e rrafshët. Para se të aplikoni produkte të kujdesit dhe stilimit, thani flokët lehtë me një peshqir.
Tharja e flokëve
Procedura
Para tharjes së flokëve, ndani flokët në tri pjesë (të sipërme, të mesme dhe të poshtme). Nëse keni balluke, ato thani dhe stilizoni të parat, ndërkaq xhufkat në pjesën e pasme të kokës thani të fundit.
Brusha duhet patjetër të qëndrojë vertikalisht, ndërsa tharësja horizontalisht, assesi anasjelltas. Flokët rrafshoni nga prapa. Kujdes që me rastin e krehjes gjithmonë kapni flokët nga rrënja në drejtim të majave.
Pasi të përfundoni, shtypni butonin ‘cool shoot’ – ajri i ftohtë do të ndihmojë që flokët të mbajnë gjatë formën e dëshiruar.
Në flokë aplikoni ndonjë nga produktet për kujdes dhe shkëlqim, por jini të moderuara, në mënyrë që të mos dukeni me yndyrë. Nëse vendosni pika silikoni, një është mjaft e mjaftueshme.
Shmangni:
– aplikimin e shumë produkteve në flokë
– tharjen e flokëve ndërsa janë plotësisht të lagur
– tharjen e flokëve për një kohë të gjatë sepse do t’i dëmtojë ato.