Sfungjeri i butë apo poroz të cilin e përdorni gjatë bërjes së dushit, nuk është zgjidhja më e mirë për mbrojtjen ndaj papastërtive. Ai është bazë e përkryer për rritjen dhe zhvillimin e bakterieve. Nga çfarëdo materiali të jetë i bërë, nuk është aspak i mirë pasi mund të jetë strehues i shumë bakterieve të rrezikshme.
– Sfungjerët janë të mirë në fillim, vetëm gjatë përdorimit të parë, por shpejt duhet të zëvendësohen nëse dëshironi të ruani pastërtinë dhe shëndetin e lëkurës – thotë Esther Angert, asistent profesoreshë në departamentin e mikrobiologjisë, në Univerzitetin Cornell.
Sfungjeri mbledh qelizat e vdekura të trupit, dhe nëse e leni atë në banjë për t’u tharë deri në përdorimin e ardhshëm, kjo është e përkryer për rritjen e bakterieve.
Hapësira e banjos është gjithmonë e lagësht dhe nuk ka shumë qarkullim të ajrit, kështuqë është ideal për bakteriet duke i lejuar qelizat e vdekura të lëkurës të mbeten në sfungjer.
Çdoherë që sfungjeri bëhet i lagësht dhe nuk arrin që të thahet siç duhet, bakteriet mund të shumohen dhe riprodhohen në të. Dhe, kështu papastërtia bëhet edhe më e madhe, në vend që të arrini rezultatin e pastrimit.
Nëse preken të gjitha pjesët, mund të vie deri tek stafilokoku. Edhepse lëkura është organ elastik që ka aftësinë për t’u mbrojtur nga numër i madh i bakterieve, poret tuaja dhe çdo plagë e hapur apo gërvishtje janë më pak rrezistente ndaj bakterieve. Nëse fërkoheni shumë fort me sfungjer, ju mund ta dëmtoni edhe më tej lëkurën tuaj duke fërkuar grimcat e bakterieve në plagë.
Por, nëse vërtetë jeni shumë të dhënë pas përdorimit të sfungjerit, ekzistojnë disa hapa që duhet t’i ndiqni për të zvogëluar rrezikun e bakterieve:
- Thani mirë sfungjerin. Largoni sfungjerin nga mjediset me lagështirë dhe vendosni pranë ndonjë dritare ku ajri vazhdimisht qarkullon, apo thani me tharësen e flokëve duke e lënë pak në ajër.
- Ndërroni atë. Pas 2- 3 javëve bleni mënjëherë sfungjer të ri.
- Përdorni zbardhues. Është mirë të përdorni zbardhues për të hequr bakteriet nga sfungjeri. Përzieni zbardhuesin me ujë në mënyrë që zbardhuesi të ketë vetëm 5% të masës dhe zhytni sfungjerin për dezinfektim. Kjo do të ndihmojë në zhdukjen e bakterieve.
Por, mënyra më e mirë do të ishte të ndërprenit përdorimin e tij. Kujdesi ndaj lëkurës duhet të jetë shumë i ndjeshëm, ndërsa sfungjeri për dush gradualisht e dëmton lëkurën. Ju nevoitet vetëm një dush i mirë dhe i rregullt për të ushqyer siç duhet lëkurën tuaj./kosovarja.ch/