Mbyllja në shtëpi dhe zbatimi i distancimit social shkakton vështirësi në shumë aspekte. Për çiftet që janë në lidhje, nuk është aspak e lehtë të qëndrojnë larg partnerit. Kontakti fizik mund të mungojë, por mos lejoni të shuhet pasioni.Seksi me telefon është i njohur për ata që jetojnë lidhje në distancë, por krejt papritur u kthye në domosdoshmëri në ditët e karantinës.
Fillimisht ideja do t’ju duket qesharake, por më vonë do të kuptoni që jeni gabim. Falë FaceTime-it dhe rrjeteve të tjera sociale, seksi në telefon është përmirësuar ndjeshëm.
Fakti që ju e shihni njëri tjetrin ndërkohë që flisni e bën edhe më intime dhe erotike. Ju mund t’i tregoni njëri tjetrit fantazitë që keni apo të kujtoni sa e bukur dukej bota kur ai/ajo ishte në shtrat me ty.
Nëse këto ditë s’mund të jesh fizikisht me të, mbaje gjallë dëshirën seksuale dhe kiminë përmes fuqisë së fjalëve të pista. Trego me detaje çfarë po ndodh dhe mendo që kjo është diçka që të përket ty dhe partnerit.