Pavarësisht se si janë ëndrrat dhe planet tuaja: stiliste, modele, content creator, vlogger, kritike mode etj, ka disa këshilla që duhet t’i mbani shënim nëse jeni në fillimet tuaja, shkruan Talco.
1 – Fillojeni në një butik
A ka më “thjesht” se kaq? Nëse s’po gjeni asnjë mundësi tjetër, bëhuni asistentja e shitjeve në një butik, menaxhuesja e rrjeteve sociale të një butiku apo edhe “pronarja” e një butiku të vogël online. Mendojeni këtë si “ABC-në” e një shkolle shumë të gjatë që ju pret përpara!
2 – Rrjetet sociale
Bëhuni ekspert të rrjeteve sociale dhe rrisni prezencën online. Bota virtuale është thelbësore për modën në ditët e sotme. Mund të influenconi, influencoheni e frymëzoheni prej aty, prandaj merreni seriozisht.
3 – Jo vetëm modë
Fitoni edhe aftësi të tjera gjatë rrugëtimit tuaj si për shembull: Fotografia, editimi i fotove/videove, piktura etj.
4 – Mësoni në mënyrë të vazhdueshme
Lexoni materiale të reja gjithmonë. Moda evoluon vazhdimisht dhe bashkë me të, do të evoluoni edhe ju, citon Anabel.
5 – Rrjet njohjesh
Përpiquni të lidheni me njerëzit e duhur në kohën e duhur. Ruani kontakte me njerëz që ndoshta do të të shërbejnë në të ardhmen e afërt.