0.5 C
Priština
More

    Disa hapa të thjeshtë si ta nisni ditën pa stres

    spot_imgspot_img

    Stresi në kohët e sotme është padyshim një nga problemet më të shpeshta tek njerëzit. Për të gjithë ne është shumë e rëndësishme, që të mësojmë hapa të vegjël podomethënës në menaxhimin e stresit por edhe në nisjen e ditës pa stres.Niseni ditën pa celular 

    Ekspertët thonë se kur të zgjoheni, duhet t’i jepni vetes pesë minuta, pa prekur telefonin ose pajisje të tjera që përdorni. Në këto pesë minuta të para të zgjimit mund të riorganizoni mendimet, planin tuaj të ditës, veshjen, të meditoni, të jeni mirënjohës por edhe të ndërgjegjshëm por edhe të planifikoni të bëni dicka për veten.

    Pini një gotë ujë me limon 

    Uji me limon, dhe jo kafe, në mëngjes është një mënyrë shumë e mirë për ta nisur ditën plot me ushqyes dhe vitamina. Limonët janë edhe një burim i shkëlqyer i vitaminës C, polifenolëve, antioksidantëve e të tjerë. Pirja e një gote me ujë në mëngjes ka efekt hidratues pas një nate në gjumë dhe zbut urinë. Trupi furnizohet me ushqyesit e nevojshëm që e pastrojnë dhe e hidratojnë që në fillim.

    Dush me ujë të ftohtë

    Dushi i ftohtë ofron shumë përfitime për shëndetin dhe sidomos në shmangien e mendimeve të këqija dhe stresit që në mëngjes. Mjafton një ekspozim prej 30 sekondash ndaj ujit të ftohtë dhe të gjitha proceset natyrale të trupit, përfshirë edhe reagimi ndaj stresit, do të jenë në formën më të mirë.

    Rregulloni shtratin 

    Sipas ekspertëve, nëse dëshiron të ndryshosh botën, nise duke rregulluar shtratin. Këtë e bëjnë edhe liderët më të suksesshëm të botës. Tingëllon një detyrë e thjeshtë dhe e rëndomtë, por në aspektin psikologjik ka shumë vlerë. Jo vetëm që do të ndiheni se keni arritur dicka por në fund të ditës do ju shijojë shumë pushimi në një shtrat të pastër e të rregullt.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...