0.5 C
Priština
More

    Disa fakte të çuditshme në lidhje me seksin dhe dashurinë

    spot_imgspot_img

    Edukata seksuale

    Me siguri që i dini elementaret që kanë të bëjnë me zogjtë dhe bletat mirëpo sa dini për trupin tuaj dhe ajo çfarë ndodh në të dhe në kokën tuaj- përderisa jeni duke u rrëzuar nga taket e larta. Ja 20 faktet fascinante që do na habisin.

    1. Partnerët mund të kenë ADN të ngjashme

    Shkencëtarët veçmë e kanë ditur se njerëzit kanë tendenca të zgjedhin partnerët romantikë me karakteristika të ngjashme sikurse religjioni, mosha, rata, të ardhurat e të tjera.

    2. Shikimi i komedive romantike mund të forcojë martesën

    Shikimi i filmave mund të jetë çelësi i lumturisë në familjen tuaj. Në këtë studim të gjitha çiftet kanë qenë të këshilluar nga psikologë apo kanë shikuar filma me temë çiftet bashkëshorore si dhe i kanë përfunduar diskutimet dhe detyrat bashkë.

    3. Disa njerëz janë bërë për më shumë seks

    Studjuesit kanë bërë skenime të trupit dhe papritmas kanë nevojë për më tepër partnerë seksualë. Si duket, personat që kanë pasur tru më aktivë gjatë viteve të fundit, kanë tendencë të kenë më tepër partnerë. Nivelet e motivimit seksual varen nga personi në person .

    4. Kolesteroli i ulët mund të na japë shtytje në performancë

    Së bashku me arteriet e dëmtuara dhe zemrën e lodhur nga puna jashtë orarit, kolesteroli mund të kontribuojë larë me çrregullimin erektil. Lajmet e mira? Njerëzit marrin ilaçe që të ulin kolesterolin, gjithashtu dëshirojnë të shohin përmirësime të funksioneve seksuale.

    5. Sheqeri i ulët në gjak

    Grindjet dhe mosmarrëveshjet mes burrit dhe gruas mund të jenë si pasojë e nivelit të ulët të sheqerit në gjak.

    6. Shumica e amerikanëve kanë sëmundje të transmetueshme seksualisht

    Më tepër se dy të tretat e të rriturve në SH.B.A janë të infektuar me një apo më tepër lloje të HPV (human papillomavirus), një lloj i virusit që transmetohet gjatë marrëdhënies seksuale apo seksit oral.

    7. Të qenurit modest ju ndihmon në lidhje

    Keni probleme me vajzën tuaj? Të qenurit më pak pretenciozë i rrisin shanset juaja për të qenë të kuptuar si më të sinqertë dhe më të kapshëm nga shumica.

    8. Një udhëtim me makinë mund të ju ndihmojë në forcimin e lidhjes suaj

    Një udhëtim i gjatë me makinë ndonjëherë mund të ju duket shumë bezdisëz pasi udhëtoni për orë të tëra në një vend pa lëvizur. Por, shumica e çifteve pëlqejnë udhëtimet e gjata me makinë sepse kjo është një mënyrë e mirë për zgjidhjen e shumë problemeve që kanë nevojë për vëmendje të vazhdueshme, thekson ai. Udhëtimet me makinë mund të jenë një kohë shumë e mirë për të njohur nga afër më shumë partnerin tuaj. Bëni pyetje të detajuara për shpresat e tyre nëtë ardhmen, fantazitë e tyre më të çuditshme apo kujtimet e fëmijërisë. Bëhuni dëgjues shumë i mirë i bisedës dhe komunikoni rreth temave që kanë rëndësi për ju.

    9. Femrat mund ta bëjnë “më tërheqës” zërin e tyre, por meshkujt jo

    Sipas një studimi të vitit 2014, studiuesit e Univerzitetit Albright kanë gjetur se femrat janë në gjendje për të manipuluar qëllimisht zërin e tyre, vetëm që të tingëllojnë më tërheqëse. Por, na vjen keq djema: sipas studimit, kur meshkujt kishin tentuar të ndryshonin zërin, këta fare nuk ishin cilësuar si tërheqës. Kur një femër qëllimisht e ulë zërin e saj dhe flet me frymëmarrje, ajo shpesh perceptohet si më tërheqëse, por jo për arsyet që ju mund të mendoni.

    10. Pilulat për kontroll të lindjes mund të ndikojnë në shijen e femrës për meshkujt

    Hulumtimet tregojnë se kur këto gra marrin kontraceptivë hormonal, ato tregojnë më pak tërheqje ndaj meshkujve me nivele të larta të testosteronit dhe karakteristikat tjera mashkullore fizike. Sipas një studimi skocez thuhet se femrat që takojnë partnered e tyre gjatë marrjes së pilulave, kanë më pak tërheqje seksuale për bashkëshortët e tyre.

    11. Cikli i saj ndikon gjithashtu në preferencat e saj

    Femrat gjithashtu kanë tendencë të kërkojnë partner meshkuj gjatë periudhës së tyre pjellore. Në një raport gjerman femrat janë pyetur nëse kanë shfaqur dëshirë për ushtarët e kthyer nga lufta, disa prej të cilave kishin trauma të lidhura me tendencat agresive. Në përgjithësi, sugjerohet se femrat kërkojnë më shumë seks gjatë periudhës së tyre ovulative.

    12. Mashtrimi i orgazmës nuk është gjithmonë gjë e keqe

    Supozohet se njerëzit që kanë orgazma të rreme është për shkak se ata nuk shijojnë vetveten apo duan vetëm që të përfundojnë punën, thotë Garcia. Por, ndonjëherë është mirë të përgënjeshtroni orgazmën, është pjesë e show-it. Seksi është performues andaj është mirë që ta bëni sa më argëtuese.

    13. Edhe meshkujt përgënjeshtrojnë orgazmën

    Edhe meshkujt mund ta bëjnë këtë shpesh, thekson Garcia, ashtu sikur shumica e femrave për të njejtat arsye.

    14. Ledhatimi pas seksit mund të rrisë kënaqësinë tuaj

    Puthja, ledhatimi, përkëdheljet dhe komunikimi pas seksit janë po aq të rëndësishme sa vet marrëdënia juaj, sugjeron një studim sipas Univerzitetit të Torontos më 2014. Pasi i kishin pyetur hulumtuesit çiftet për përkëdheljet pas seksit, shumica e ksihin miratuar duke raportuar nivele të larta të kënaqësisë. Kjo ka të bëjë me lirimin e oksitocinës, thekson Johnson, dhe ky gjest vetëm se përforcon lidhjen tuaj në maksimum.

    15. Dashuria mund të na bëjë të fiksuar

    Ekziston një arsye se pse nuk mund të pushoni së menduari për atë djalin simpatik në jetën tuaj. Skanimet kanë treguar se rënia në dashuri dërgon nxitje të gjakut deri tek qendra e kënaqësisë në zonën e trurit, e njejta që është edhe përgjegjëse për sjelljet kompulisve.

    16. Seksi mund të shkaktojë skuqje të lëkurës

    Mos u frikësoni nëse pësoni skuqje gjatë marrëdhënieve. Kjo ndoshta është përgjigje natyrale e trupit tuaj për të rritur rrjedhjen e gjakut dhe temperature e lëkurës. Kjo skuqje mund të paraqitet në faqe, gjoks, zonën tuaj gjenitale ose edhe në tërë trupin.

    17. Po, seksi djeg kalori

    Të keni marrëdhënie seksuale për rreth një orë, është e njejtë sikur të vraponi 30 minuta, thuhet sipas studimit të 2013 në Univerzitetin e Quebec-it. Sipas anketimit, është konstatuar s emeshkujt harxhojnë 4.2 kalori në minute gjatë seksit, ndërsa femrat rreth 3.1.

    18. Edhe njerëzit e moshuar kryejnë marrëdhënie

    Interesi seksual dhe funksionimi i tij zvogëlohet me moshën, veçanërisht kur të moshuarit fillojnë të marrin barna, por nuk do të thotë se edhe të moshuarit nuk bëjnë seks. Shumë njerëz vazhdojnë të kenë marrëdhënie seksuale në moshë të vjetër, por nuk janë fare të kujdesshëm, përveç adoleshenteve dhe të rinjve, këta të moshuar kanë më shumë gjasa për sëmundje seksuale transmetuese. Ata nuk e kanë frikëne ngeljes shtatzënë andaj edhe nuk përdorin fare prezervativ./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...