Pjesëtarët e hulumtimit kanë ngrënë ushqim lokal danez, kanë humbur tre herë më shumë peshë se sa ata që hanin qofte, shpageta apo picë. Dieta daneze përfshin shumë fruta, perime dhe bimë tjera të përcjellura nga peshku dhe pak nga një mish tjetër.
Shkencëtarët e Universitetit të Kopenhagen-it kanë gjetur inspirimin në një dietë nordike në “Nomi”, një restorant lokal që gjatë 10 viteve të fundit i inkurajon njerëzit të hanë ushim lokal, sezonal.
Në studim kanë marrë pjesë 180 njerëz të trashë, të ndarë në dy grupe gjatë gjashtë muajve. Dietës daneze i janë nënshtruar 68 njerëz ndërsa asaj nordike 112.
Ata që mbajtën dietë daneze u pajisën me libra me 99 receta pa menu ndërsa ata me dietë nordike u pajisën me libra me 180 receta me menu për çdo sezonë.
Pas gjashtë muajve është konstatuar se ata që janë ushqyer me dietë nordike janë dobësuar mesatarisht 4,7 kg, ndërsa ata të dietës daneze me nga 1,5 kg. Përveç dobësimit, dieta nordike është treguar më e mirë edhe për tensionin e gjakut.
Kjo dietë mund të aplikohet kudo në botë pasiqë bimët, perimet, algë, këpurdhat e të tjera mund të gjinden kudo. Sasi më e madhe e peshkut do të thotë sasi më e vogël e mishit.
Triku kryesor është se do të hani ushqim sezonal, të freskët dhe që ju mban larg ushqimeve të konzervuara përplot me yndyrë dhe sheqer./kosovarja.ch/