Dieta ‘limonadë’: Një kilogram më pak çdo ditë

Shumë studime kanë treguar se limoni ndihmon në procesin e djegies së yndyrërave, kështu që dieta me limon do të ju ndihmojë që të keni figurë siç gjithmonë e keni kërkuar.

Me këtë dietë do të humbni peshë shumë shpejt, pothuajse një kilogram në ditë.

Dieta quhet edhe „Pastrimi me limon“, sepse pastron trupin nga toksinat e akumuluara. Kjo dietë është e njohur edhe si „Beyonce dietë „, sepse ylli i muzikës duke përdorur këtë dietë ka arritur të zvogëlojë 38 kilogram pas shtatzënisë.

Përbërësit:

  • 8 gota ujë
  • Lëng nga 6 limona
  • ½ filxhan mjaltë
  • disa katrorë akull
  • 10 gjethe nenexhik

Përgatitja:

  • Nxehni ujin, por nuk duhet të vlojë – jo më shumë se 60 gradë.
  • Shtoni të gjithë përbërësit dhe e leni përzierjen të qëndrojnë në frigorifer për disa orë.
  • Së fundi, kullojeni dhe pijeni.
  • Në çdo filxhan vendosni një katrorë akulli, sepse trupi harxhon më shumë energji për ta ngrohur ushqimin apo pijen e ftohtë.

Orari i dietës:

  • Para mëngjesit pini një gotë limonadë. Mëngjesi përbëhet nga sallatë frutash sipas dëshirës.
  • Në ora 11, pini gotën tjetër me limonadë në kombinim me bajame të thekura si një meze të lehtë.
  • Për drekë, vezë të ziera dhe sallatë jeshile me vaj ulliri dhe uthull molle, e cila gjithashtu tretë qelizat yndyrore.
  • Në ora 16 duhet të pini edhe një gotë me limonadë dhe fruta sipas dëshirës.
  • Për darkë keni peshk të bardhë apo sallatë pule.
  • Dy orë para gjumit pini edhe një gotë limonadë.

Nëse qëllimi juaj është që të humbni peshë, por edhe ta pastroni trupin nga toksinat, duhet të pini të gjithë limonadën e përgatitur gjatë ditës. Këtë dietë praktikoni për të paktën pesë ditë dhe kujdesuni të mos hani ëmbëlsira dhe ushqim të shpejtë.

kosovarja.ch