Victoria Beckham është njëra ndër femrat më moderne të kohës sonë.
Ajo është e lindur më 17 Prill 1974 në qytetin Harloë, e cila gjendet në qarkun e Essex, Angli. Ajo është e martuar me futbollistin e famshëm David Beckham. Ka shumë zëra që qarkullojnë rreth lidhjes së tyre, por një gjë mbetet e pandryshuar – Victoria Beckham gjithmonë duket e përsosur.
Nëse dëshironi të fitoni figurë të përkryer trupore për shumë pak kohë, ju mund të ndiqni dietën e Victoria-s, e cila zgjat vetëm 4 ditë dhe largon shpejt 4 kg. nga pesha e tepërt.
Gjatë dietës duhet të pini të paktën 1.5 litra ujë në ditë.
Se si duket menyja ditore gjatë katër ditëve të planifikuara, shihni udhëzimet më poshtë…
Dita e parë:
Ju mund të pini vetëm ujë ose çaj jeshil.
Dita e dytë:
Mëngjesi: gjysmë molle të gjelbër, 100 gr. kos me sasi të vogël të yndyrës, gjysmë racioni orizi zier.
Dreka: 100 gr. tranguj me vaj ulliri dhe lëng limoni, gjysmë racioni oriz i zier, 30-40 gr. proshutë.
Deserti: çfarëdolloj fruta, 1 vezë, sallatë e freskët me lakër.
Darka: vezë të fërguara (omletë), gjysmë racioni oriz i zier. Gjithashtu keni të drejtë ndërmjet drekës dhe darkës për një copë bukë thekre.
Dita e tretë:
Mëngjesi: një fetë buke të zezë me gjalpë, kafe ose çaj (pa sheqer), 50 gr. djathë, një pjesë të vogël shalqiri.
Dreka: disa feta proshutë, tranguj me lëng limoni, dy copa pjepër.
Darka: dy domate me vaj bimor, 70-80 gr. djathë, një copë pjepër. Mes ngrënies ju mund të hani shalqi.
Dita e katërt:
Mëngjesi: 200 gr. kos, 1 banane, 1 lugë çaji tharm.
Dreka: dy feta bukë të zezë pa gjalpë, 2 domate, 200 gr. kos.
Darka: 150 gr. sallatë (spec i kuq dhe kastravec), proshutë, 200 gr. kos./kosovarja.ch/