Dieta e Atkins-it është një nga dietat më të njohura në botë, ajo është një dietë ketogene me shumë proteine shumë efikase për dobësim. Është e njohur edhe me emrat dieta e Etkinsonit, Atkinsonit dhe Atkins dieta.
Dieta e Atkinsit
Çka guxoni të hani në sasi të pakufizuar:
- të gjitha llojet e mishit,
- të gjitha llojet e produkteve të mishit, pa hudhër dhe shtesa të tjera,
- të gjitha llojet e peshkut,
- të gjitha llojet e peshkut të konservuar pa perime dhe shtesa të tjera,
- të gjitha llojet e shpezëve,
- vezë të përgatitura në të gjitha mënyrat,
- gjalpë, margarinë, vaj vegjetal, majonezë,
- kripë, piper, mustardë, rrikë,
- sakarinë, asugrin,
- të gjitha llojet e djathit të verdhë, të fortë,
- sallatë e gjelbërt, selino, kastravec,
- sasi të pakufizuar uji “lëngu dietetik“, lëng limoni, çaj, kafe – me sakarinë në vend të sheqerit.
Nëse keni duruar dy javë, vetëm tani mund të përdorni edhe perime: bishtaja, lakër jeshile, lakër (të thartë dhe të ëmbël), domate, speca, qepë, kastraveca turshi. Me këtë dietë pa qenë i uritur mundë të dobësoheni deri në 10 kg në muaj, që bazohet në përjashtimin e plotë të karbohidrateve si dhe çdo gjëje që mund t’i zëvendësojë ato.
Dieta e Atkinsit është një nga dietat më të njohura, me përmbajtje të ulët të karbohidrateve, në botë edhe sot. Popullariteti i saj ka frymëzuar krijimin e dhjetra dietave të ngjashme të cilat bazohen në të njëjtat parime, konsum i lartë i proteinave dhe konsum i ulët i karbohidrateve.
Studimet kanë treguar se dietat me konsum të ulët të karbohidrateve kanë shumë përparësi. Shumë prova shkencore kanë dëshmuar se dietat me konsum të ulët të karbohidrateve, si e Atkinsit mundësojnë humbje të konsiderueshme peshe, pa nevojën për kufizim të marrjes së kalorive, që do të thotë shumën e përgjithshme të ushqimit në përgjithësi.
Njerëzit që kanë qenë në dietën e Atkinsit gjithashtu kanë raportuar për këtë. Ka studime që tregojnë se përmbajtja e ulët e karbohidrateve në ushqim mund të përmirësojë trigliceridet, ul nivelin e sheqerit në gjak (për diabetikët) dhe rritjen e kolesterolit të mirë (HDL). Dieta me konsum të ulët të karbohidrateve është dëshmuar shkencërisht se përmirëson ndjeshmërinë e insulinës, ulë presionin e gjakut dhe mban nivelin e insulinës në gjak në nivel më të ulët. Nëse dieta e Atkinsit krahasohet me dietat me konsum të ulët të yndyrnave, personat në dietë të Atkinsit humbin më pak masë muskulative.
Edhe pse nuk është provuar shkencërisht, ka shumë përfitim reciprok për të cilat kanë raportuar njerëzit të cilët kanë qenë në dietë të Atkinsit dhe dieta tjera me konsum të ulët të karbohidrateve, duke përfshirë: rritjen e energjisë, zvogëlimin e dëshirës për ëmbëlsirat, koncentrim më të mirë, disponim të përmirësuar dhe largimi i simptomave të depresionit.
Ka edhe disa përparësi të tjera që janë specifike për dietën e Atkinsit. Nëse keni qenë në dietë me përmbajtje të ulët të yndyrnave në vitet e mëparshme, ju do të mund t’i hani të gjitha „ushqimet e ndaluara“ të cilat ndonjëherë është dashur t’i shmangni. Mishi, gjalpi dhe kremi janë pjesë e rregullt e ushqimit gjatë dietës së Atkinsit. Është një kënaqësi e veçantë kur hani ushqime të cilët kanë qenë të ndaluara dikur.
Dieta e Atkinsit është e lehtë për t’u përdorur, në krahasim me planifikime të tjera të ushqimit me përbërje të ulët të karbohidrateve. Ka disa ushqime bazë që përmbajnë shumë karbohidrate për të cilat duhet të mësoni, por pas kësaj, jeni të lirë të përdorni të gjitha ushqimet nga lista e ushqimeve të pranueshme dhe pa kufizim në sasi.
Dr Atkins gjithashtu ka theksuar se duhet të gjeni nivelin tuaj personal të karbohidrateve. Njerëz të ndryshëm kanë nivele të ndryshme të tolerancës së karbohidrateve. Përderisa, disa shtojnë në peshë prej vetëm 90 gram karbohidrate në ditë, të tjerët mund të jetojnë të qetë me 120 gram karbohidrate. Gjatë fazës së vazhdueshme të dobësimit dhe para fazës së mbajtjes së kësaj diete, sipas ndryshimit të peshës tuaj, do të mësoni numrin tuaj personal të karbohidrateve që do t’ju ndihmojë të përcaktoni maksimumin e karbohidrateve tuaja për tërë jetën.
Popullariteti i dietës së Atkinsit është një shpatë me dy tehe. Ka shumë informata në dispozicion për dietën, të cilat e bëjnë të lehtë gjetjen e burimeve dhe mbështetjen. Megjithatë, të gjithë kanë dëgjuar për Atkins dhe sigurisht kanë mendimin e tyre në lidhje me të. Ka disa keqkuptime të mëdha për natyrën e kësaj diete, dhe pa dyshim ju duhet të mbroni mënyrën tuaj të re të ushqimit, kohë pas kohe.
Ka disa mangësi të tjera minimale në përdorimin e programit Atkins. Nuk keni nevojë të numëroni karbohidratet në çdo gjë që ju hani për t’u siguruar se qëndroni në kornizën tuaj personale të karbohidrateve.
Ndonjëherë, edhe pse nuk është e zakonshme, njerëzit përjetojnë lodhje në 3 deri në 5 ditët e fillimit të kësaj diete. Ky reagim është rezultat i asaj që trupi i tyre më në fund përjeton ketozë, që do të thotë se fillon të punojë mbi dhjamin nga rezervat yndyrore si burim energjie në vend të karbohidrateve. Efektet janë kalimtare, por shumë njerëz ndërprejnë dietën plotësisht për shkak të këtij rasti.
Në përgjithësi, me mangësi të vogla Atkins është një nga planet më të njohura të të ushqyerit për humbje peshe me konsum të ulët të karbohidrateve. Dhjetra mijëra njerëz kanë pasur sukses me dietën e Atkinsit dhe mënyrën e jetesës.