0.5 C
Priština
More

    Diagnoza të frikshme mjekësore që femrat e reja nuk i paramendojnë

    spot_imgspot_img

    Ka shumë gjëra gjallëruese të të qenurit i ri – dhe gjendja e mirë shëndetësore është njëra nga to. Megjithatë, disa prej sëmundjeve që shpesh i lidhim me personat e moshuar, në të vërtetë as vet nuk mund të paramendoni se këto janë më të zakonshme tek gratë në moshë të re.

    Problemi është, se ne nuk interesohemi për kushtet e sëmundjeve dhe shpesh humbasim simptomat e para. Pastaj, ne nuk shkojmë në kohë tek mjeku për të parandaluar gjurmët e problemeve vdjekjeprurëse. Zbulimi i hershëm është çelësi për të mbijetuar këto pesë sëmundje, prandaj edhe lexoni me kudjes.

    Sulmet në zemër

    Më shumë se 15,000 gra nën moshën 55 vjeçre vdesin nga sëmundjet e zemrës çdo vit, sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Për më tepër, hulumtimi i publikuar në gazetën ‘American College of Cardiology’ sugjeron se femrat e reja me sulm në zemër, në krahasim me meshkujt, kanë më shumë gjasa të qëndrojnë në spital për një kohë më të gjatë si dhe të vdesin atje.

    Sipas studimit të bërë në Universitetin Yale, femrat shpesh i neglizhojnë simptomat e sëmundjeve dhe nuk kërkojnë ndihmë mjekësore në kohë. Përveç dhimbjes së gjoksit dhe presionit që është një nga shenjat dalluese të sulmit në zemër, shumë gra përjetojnë edhe dispepsi, lodhje apo dhimbje, thekson autori i studimit Judith Lichtman, Ph.D. gratë që kanë parahati dhe dhimbje gjoksi, ato zakonisht kanë edhe simptome tjera. Nëse keni dhimbje të pazakontë të gjoksit ose presion me ose pa vjellje, dispepsi, djersitje të tepruar, dhimbje në nofulla, qafë ose shpinë, atëherë kontaktoni mjekun tuaj.

    Gjithashtu, duhet të dini se sulmet në zemër janë më të zakonshme tek gratë që kanë predispozitë familjare si dhe faktorëve tjerë të rrezikut siç është kolesteroli. Sigurohuni që ti tregoni mjekut tuaj për ndonjë nga të afërmit e shkallës së parë që kanë pasur sulm në zemër, sidomos gjatë moshës 50 vjeçare. Informohuni për presionin tuaj të gjakut si dhe nivelin e kolesterolit. Është shumë më mirë të jeni proaktivë se sa të përjetoni pasojat e ndonjë sulmi akut të zemrës, thotë Lichtman.

    Kanceri kolorektal (zorrës së trashë)

    Që nga viti 1993, numri i femrave nga mosha 20 deri 49 vjeçare të diagnostifikuar me kancer kolorektal është rritur për 2.1% në vit, sipas Institutit Kombëtar të Kancerit. Hulumtuesit kanë disa teori se pse kjo ndodhë, dis aprej të cilëve përfshijnë rritje të lartë të faktorëve të rrezikut, të tilla si obeziteti dhe mënyra e varfër e të jetuarit. Dhe, meqenëse shumica e njerëzve fillojnë skanimin e kancerit të zorrës së trashë në moshë 50 vjeçare, mund të jetë e vështirë të zbuloni këtë sëmundje nëse është paraqitur prej më herët.

    Nuk ndihmon fakti që të rinjtë mendojnë rreth kancerit kolorektal duke supozuar se simptomat më të zakonshme të gjakderdhjes së zorrës së trashë vijnë si pasojë e hemorroideve, thekson Dennis Ahnen, profesor i mjekësisë në Universitetin e Kolorados. Edhepse hemorroidet janë të zakonshme, kontaktoni mjekun tuaj në rast se vëreni gjak në letrën e tualetit apo në guackën e tualetit. Përveç kësaj, bisedoni me mjekun tuaj për ndonjë histori familjare të kancerit kolorektal. Edhepse shumica e njerëzve fillojnë skanimin e zorrës së trashë në moshë 50 vjeçare, mjeku juaj mund të fillojë skanimin qysh në moshë 40 çare apo edhe më herët, nëse ju keni ndonjë histori familjare për këtë sëmundje, thotë Ahnen.

    Sëmundja e Alzheimer-it

    Hulumtuesit sugjerojnë se vetëm 1 nga 5% të njerëzve të diagnostifikuar me Alzheimer janë nën moshën 65 vjeçare – por edhe nëse ndiheni të mprehtë dhe të fortë si një litar, është e mundur që mendja dhe truri juaj të pësojë ndryshim. Ekzistojnë dy gjene rreziku të sëmundjes së Alzheimer-it – APOE dhe CLU- që ndikojnë në tru shumë më herët, ndoshta 50 vite para se simptomat të shfaqen, thotë Paul Thompson, neurology dhe dekan i asociuar për hulumtime në shkollën e mjekësisë Keck.

    Hulumtimet e tij treguan se bartësi i formës së keqe të APOE- rreth 25% të njerëzve, kishin sasi të vogla të tkurrjes në hipokampus, zona e memorjes së trurit, në të tridhjetat e hershme. Kjo është përkeqësuar me moshën e tyre. Gjatë të tridhjetave dallimet e trurit janë shumë të vogla dhe jo të mjaftueshme për të shkaktuar ndonjë problem, thotë Thompson. Ngjason me tubacionet e ujit të cilët ndryshken- nuk vërehen deri sa tubat të fillojnë të plasin apo thyhen si pasojë e ndryshkut.

    Fatmirësisht, ka shumë gjëra që mund të bëni për të larguar këto ndryshime të trurit. Ushtrimet zvogëlojnë stresin dhe bartin gjakun e pasur me oksigjen në trurin tuaj, thekson Thompson. Kur hulumtuesit shohin në skanimet e trurit, vërejnë se truri i ushtruesit duket më i ri. Hulumtimet e fundit nga Universiteti i NewYork-ut poashtu sugjerojnë përcjelljen e një diete mesdhetare e cila ndihmon në largimin e ndryshimeve që kanë të bëjnë me trurin.

    Kanceri i lëkurës

    Edhepse lëkura juaj ndryshon me kalimin e moshës (siç janë rrudhat dhe njollat nga dielli!), ju duhet të keni kujdes për shfaqjen potenciale të simptomave kancerogjene. Sipas një studimi të bërë kohët e fundit, është raportuar se shumica e melanomeve dhe karcinomeve ishin paraqitur tek femrat prej moshës 10 dheri 49.

    “Tradicionalisht, kancerët e lëkurës shfaqeshin më shpesh tek meshkujt dhe në veçnti tek burrat e moshuar, thekson autori i studimit Ming H. Jih, Ph.D. në Houston. Ky trend paraqet një epidemic me rritje të kancerit të lëkurës tek femrat e reja. Ekspozimi ndaj diellit si dhe rrezitja janë kontribues të mëdhenj. Shumica e femrave që i shohim në zyrat tona të punës, të paktën një herë kanë përdorur solarium për nxierje të lëkurës, thotë Jih. Një tjetër problem: femrat nuk ndërmarrin mbrojtje për të parandaluar këtë problem, por ato mendojnë se janë shumë të reja për të vuajtur pasojat e djegies nga dielli. Femrat definitivisht tronditen nga fakti kur diagnostifikohen me kancer të lëkurës, thotë Jih.

    Zgjidhja juaj më e mirë? Shmangni nxierjen, përdorni SPF 30 ose krem me mbrojtje nga dielli për të gjitha tipet e lëkurës, dhe sigurohuni që të aplikoni në të gjitha vendet e trupit, duke mos i lënë anash brendësinë e duarve, qafën dhe gjoksin, thekson Jih.

    Goditjet në tru

    Një studim i publikuar në analet e Neurologjisë sugjeron se një numër i madh në rritje e femrave prej moshës 15 deri 44 shtrohen në spital për shkak të goditjeve në tru. Kjo është e frikshme sepse edhe nëse i shpëtoni ndonjë goditjeje, ajo mund të ju lërë pasoja afatgjata. Femrat e reja që i mbijetojnë kësaj kishin 3.6 herë më shumë gjasa të vdesin gjatë të njëzetave, se sa femrat që nuk vuajnë nga ndonjë sulm në tru, thuhet sipas një studimi të publikuar në gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane.

    Këtu po ju paraqesim diçka edhe më të frikshme: hulumtuesit në Irlandë kohët e fundit kanë intervistuar paciente të reja femra dhe kanë zbuluar se shumica e tyre i kanë neglizhuar këto simptome të tilla si dhimbje koke dhe plogështi e krahëve, duke menduar se janë shumë të reja për të pasur një sulm në tru. Kjo çon në vonesë të trajtimit. Simptoma tjera mund të përfshijnë: mpierje e papritur ose dobësim i njërës këmbë, krahu apo fytyra; vështirësi në të kuptuarit, problem i të pamurit me njërin apo të dy sytë, probleme me këmbët, marramendje, humbje e ekuilibrit apo barazpeshës, dhimbje e rëndë koke pa asnjë shkak të njohur./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...