Dhimbja në gjinjë është fenomen i shpeshtë tek femrat. Termi medicinal për këtë fenomen është mastodynia ose mastalgia. Dhimbja mund të shfaqet në faza të ndryshme të jetës së femrës. Llogaritet se rreth 70 përqind e femrave vuan nga ky çrregullim, i cili poashtu mund të ndikojë në gjendjen emotive të femrave. Dhimbja mund të shfaqet vetëm në njërin gji, në të dy gjinjët ose vetëm në pjesë të caktuara të gjirit.
Nga ky çrregullim vujanë rreth 70 përqind të femrave.
Ekzistojnë tre lloje të ndryshme të mastalagia-s:
- Klinike – dhimbja keqësohet gjatë fillimit të menstuacioneve, ndërsa intenziteti i dhimbjes mund të variojë nga cikli në cikël.
- jo-klinike – dhimbja është e pavaruar nga cikli menstrual, mund të jetë prezen në mënyrë konstante ose shfaqet kohë pas kohe.
- Dhimbje në kafazin e gjoksit – kjo nuk është dhimbje e vërtetë e gjinjëve, por kaplon muskujt në hapsirën poshtë gjinjëve.
Sipas raportit nga ana e “Breast Cancer Foundation”, dhimbja në gjinjë nënkupton çdo lloj të dhimbjes, ndjeshmërisë ose mundit në hapsirën e gjinjëve ose në indet përreth, ndërsa mund të shfaqet për shumë arsye. Nga ky fondacion shtojnë se dhimbja në gjinjë në të shumtën e rasteve nuk është e lidhur më kancerin në gji. Poashtu, dhimbja klinike në gjinjë nuk është e lidhur me rrezikun e shtuar nga fitimi i kancerit në gji.
Në të shumtën e rasteve dhimbja në gjinjë përshkon hapsirën e epërme dhe të jashtme të gjinjëve. Dhimbja paraqitet disa ditë para ciklit menstrual dhe largohet nga fundi i ciklit. Tek disa femra dhimbja paraqitet shumë më përpara ciklit.
Cilat janë simptomet?
Simptomet e dhimbjes klinike në gjinjë:
- Dhimbja paraqitet në cikle, njësoj si menstruacionet
- Gjinjët bëhen të ndjeshme në prekje
- Pacientët dhimbjen e përshkruajnë si të rëndë dhe të pakëndshme
- Gjinjët mund të enjten
- Gjinjët në prekje mund të jenë përplot me nyje
- E zakonshme është që të dhëmbin të dy gjinjët
- Dhimbja mund të shpërndahet në hapsirën nën sqetulla
- Dhimbjet rriten ashtu si afrohen menstruacionet, ndërsa nganjëherë mund të zgjasin edhe disa javë para menstruacioneve.
- Ky lloj i dhimbjeve më së shpeshti i prek femrat e reja.
Simptomet e dhimbjeve jo-klinike në gjinjë:
- Zakonisht shfaqen vetëm në njërin gji, ndërsa mund të shpërndahet në të dy gjinjët.
- E zakonshme ështe tek femrat pas menopauzës
- Dhimbja shfaqet pa qenë e lidhur më ciklin menstrual
- Dhimbja mund të jetë konstante ose momentale
Shkaqet e paraqitjes së mastalgia-sa mund të jenë të shumta, por më shpesh shfaqen si pasojë e ndryshimeve hormonale, ndryshimeve fibrocistike në gjinjë, paraqitjen e cistës, ndezjet në brinjë dhe ngjajshëm. Terapia medicinale për mastalgia-n më së shpeshti aplikon terapinë hormonale, por shpesh debatohet për ndikimin e saj të vërtetë dhe efektet anësore që mund t’i ketë.