1.7 C
Priština
More

    Detoksifikoni nënsqetullat tuaja për 7 ditë – Parandaloni kancerin e gjirit

    spot_imgspot_img

    Kanceri i gjirit – kjo sëmundje e tmerrshme që është faktori kryesor për vdekjen e shumë femrave në botë. Femrat rreth moshës 35 – 54 vjeçare, janë kryesisht të prekura nga kjo sëmundje e neveritshme. Meshkujt kanë 43% shanse që të preken nga kanceri gjatë jetës, ndërsa femrat 37%. Ekspertët mjekësor dhe tërë industria e mjekësisë janë duke u përpjekur shumë në investimin e diagnostifikimit dhe shërimit të kancerit të gjirit. Por, në fakt, askush nuk është i njohur se çka e shkakton realisht këtë sëmundje.

    Kemikalet dhe kanceri i gjirit

    Lëkura është organi më i gjërë në trupin e njeriut që absorbon të gjitha llojet e lëndëve ushqyese dhe grimcave tjera në sipërfaqe. Të gjithë përdorim preparate kozmetike, kremëra dhe produkte tjera bukurie. Pra, lëkura jonë absorbon të gjitha këto lloje produktesh, që zakonisht përmbajnë sasi të mëdha të kemikaleve të dëmshme. Këto janë kemikalet më të zakonshme që gjenden në preparatet kozmetike, deodorant dhe antidjersë.

    • Alumini – mund të shkaktojë kancer të gjirit dhe sëmundjen e Alzheimer-it
    • Glikol Propilen – është agjent antifriz (kundërngrirës)
    • Parabens – ky komponim mund të çekuilibrojë hormonet tuaja
    • Formaldehid – substancë e njohur kancerogjene
    • Phthalates – tjetër komponim dëmtues për hormone tuaja
    • Substance antibakteriale – ndikon negativisht në sistemin imunitar dhe endokrin.

    Detoksifikoni nënsqetullat tuaja që të ndryshoni shprehitë e rutinës suaj ditore:

    1. Frekuentoni saunat

    Definitivisht duhet të shkoni në saunë, sepse djersa liron toksinat e dëmshme, kjo nënkupton se nëse djersiteni shumë, i ndihmoni trupit të detoksifikoheni më shpejtë dhe në mënyrë më efikase. Djersa është gjithashtu një mënyrë për të forcuar sistemin e dobët imunitar.

    2. Pini ujë mineral

    Duhet të pini më shumë ujë mineral, sepse uji ndihmon që të pasroheni nga toksinat dhe substancat e dëmshme, dhe gjëja më e rëndësishme është se uji ju mban të hidratuar. Një studim i fundit ka vërtetuar se konsumi i ujit mineral të sasisë së lartë me silicë, ju ndihmon të largoni aluminin përmes urinës.

    3. Ndryshoni deodorantin tuaj

    Siç e përmendëm më lartë, shumica e deodoranteve përmbajnë përbërës shumë të dëmshëm. Pra, keni kudjes kur blini produkte të tilla dhe lexoni gjtihmonë përmbajtjennë etiketë.

    Recetë për detoksifikim te nënsqetullave:

    Përbërësit:

    • 1 lugë uthull molle organike
    • 1 lugë baltë apo argjil bentonit
    • 3 pika vaj esencial të rozmarinës
    • 5 pika vaj esencial koriandër

    Udhëzimet:

    Ja çfarë duhet të bëni – së pari, përzieni uthullën dhe argjilin në një enë. Më pas shtoni vajrat esencialë dhe përzieni masën.

    Si ta përdorni:

    Aplikoni një shtresë të hollë tek nënsqetullat tuaja dhe lëreni të qëndrojë për rreth 15 minuta. Më pas pastrojeni me një pecetë të lagur. Këtë metodë duhet ta përsëritni çdo ditë, për një javë. Do të mahniteni nga rezultatet. Nënsqetullat tuaja do të pastrohen nga kemikalet e dëmshme dhe materiet toksike./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...