Kemi shkruar për detoksifikimin e tërë organizmit, e tani do t’ju mësojmë se si të bëni detoksifikimin e flokëve tuaja.
Detoksifikimi i flokëve do të heq të gjitha materjet që grumbullohen në flokë, të cilat e bëjnë flokun të thatë dhe të thyeshëm. Për këtë ndihmesë të madhe do të ketë glina e cila do t’ju ndihmojë që t’ia ktheni shkëlqimin dhe volumin e shëndoshë flokëve tuaja.
Tretmanin që do t’jua prezentojmë është më efektivi për flokë natyrale të yndyrshme, sepse flokun në mënyrë fantastike e pastron nga yndyrërat. Por poashtu ky tretman mund ta aplikohet edhe për flokë të thata, bile edhe për flokë me pak kaçurrela.
Krahas glinës, për tretmanin detoksifikues do t’ju duhet edhe çaji i bimëve, lloji i të cilit varet nga ngjyra e flokëve tuaja.
Nëse keni flokë me shkëlqim, përgadisni çaj të përzier nga kamomila dhe hithrat, ndërsa për flokë të errëta ju duhet çaj i përzier me rozmarinë dhe hithra.
Maska detoksifikuese nga glina
Përmbajtja:
- Një gotë çaj bimësh
- ½ e gotës nga uthulla e mollës
- ¾ glinë (argjilë)
- 10 pika vaji eterik, sipas përzgjedhjes tuaj
Çajin e ftohur dhe uthullën futne në blender dhe ngadal shtoni lugë pas luge glinën, derisa nuk fitoni përzierje të butë, të përafërt me dendësinë e jogurtit. Në fund shtoni vajin eterik, edhe pak përzieni dhe përgatisne në gotë plastike.
Maskën e fituar shtresone në flokun e lagur, duke nisur nga rrënjët drejt majave. Lëreni maskën të veprojë 5-20 minuta (kujdes që mos t’ju thahet në flokë) dhe mëpastaj flokët pastroni me ujë të vakët.
Kujdes: glina asesi nuk guxon të vijë në kontakt me metale.
Kjo temë është përgatitur nga Rrjeti i Studiove të Bukurisë PASSION /kosovarja.ch/