Normalisht që si çdo prind së pari dëshironi që fëmija juaj të jetë i shëndetshëm dhe i gjallë, mirëpo deri diku dëshironi një gjini të caktuar. Është besuar se në gjininë është e pamundur të ndikohet andaj edhe duhet pranuar sidoqoftë. Mirëpo tani kemi mendime tjera, disa mendojnë se me këto metoda mund të ndikoni në gjininë e fëmijës suaj.
- Tabela kineze e gjinisë
Edhepse shkencëtarët e demnatojnë një gjë të tillë, studimet kanë treguar se kjo tabelë në 50% të rasteve e tregon gjininë. Sipas saj, elemntet e tokës, ajrit, zjarrit dhe ujit në shpirtin e prindit mund të ndikojnë në fatin dhe gjininë e fëmijës, ndërsa kalkulohet sipas moshës së nënës në periudhën e konceptimit.
- Metoda e dr. Landrum Shetëlls
Kjo metodë ka vlerën e saj shkencore, ndërsa dr. Shetëlls pohon se është e sukseshme në 80% të rasteve nëse çifti dëshiron mashkull, 75% nëse dëshiron femër. Kjo metodë themelohet në kurdisjen e seksit sipas ovulacionit, kështuqë, ata që dëshirojnë mashkull duhet të kenë seks në ditën e fillimit të ovulacionit ndërsa ata që dëshirojnë femër duhet të kenë seks 3-4 ditë para ovulacionit. Shetëlls pohon se metoda e tij është e saktë pasiqë gameta që përmban kromozomin X është më e ngadalshme në lëvizje mirëpo jeton më gjatë se kromozomi Y, i cili është jetëshkurtë dhe i shpejtë.
- Ndikimi i ushqimit
Kjo metodë është duke fituar kritika pozitive nga prindërit e rinj, ndërsa themelohet në besimin se mënyra e të ushqyerit e nënës ndikon në gjininë e foshnjes pasiqë e ndryshon aciditetin pH të traktit riprodhues. Kromozomet Y mashkullore janë më të sukseshme në mjedis alkali, ndërsa ato X femërore dëshirojnë më tepër mjedis acidik. Kështuqë, nëse çifti dëshiron mashkull, nëna duhet të hajë më tepër mish, vezë, në përgjithësi ushqime që përmbajnë proteinë. Për femra, duhet të ushqeheni me ushqime të pasura me kalcium- andaj duhet të pini qumësht, të han peshk, sallatë të gjelbër…
- Metoda 0+12
Këtë metodë e ka zbuluar nëj nënë australiane e cila ka patur gjashtë djem dhe ka shpresuar për vajzë. Pasiqë ka provuar metoda të ndryshme, ka provuar të bëjë seks saktësisht 12 orë pas ovulacionit. Ia ka dalur me vetëm një marrëdhënie të konceptojë vajzë. Pas disa viteve, kjo metodë është treguar të jetë 70% e sukseshme.
- Rregullimi në një pozitë të caktuar
Kjo metodë themelohet në lëvizjen e shpejtë të spermatozoideve mashkullore ndaj atyre më të ngadalshme femërore. Aciditeti i vaginës e rrezikon konceptimin, andaj ata që dëshirojnë që foshnja të jetë djalë duhet të rregullohen në pozita të tilla që mundësojnë penetrim të thellë gjatë ovulacionit./kosovarja.ch/