0.5 C
Priština
More

    Dermatologia këshillon të mos i tërhiqni flokët shumë fort kur i kapni bisht ose topuz

    spot_imgspot_img

    Alopecia është një gjendje e rënies së flokëve, nga e cila mund të vuajnë si meshkujt ashtu edhe femrat. Ka shumë forma dhe një prej tyre është alopecia tërheqëse, e cila shkaktohet nga tërheqja e flokëve shumë fort pas në një topuz ose një bisht.

    Dermatologia, dr. Afzaa Machiwala, në postimin e saj të fundit në Instagram, paralajmëroi gabimet që mund të shkaktojnë ose të nxisin alopecinë tërheqëse.

    “Nëse ndiheni sikur flokët po tërhiqen dhe i keni gjithmonë në bisht të ngushtë, sigurohuni që ta ndryshoni këtë zakon,” tha ajo.

    Madje, ajo hodhi poshtë mitin se është mirë për lëkurën e kokës dhe shëndetin e flokëve që t’i krehni ato shumë herë në ditë, shkruan Indianexpress.

    “Të krehësh flokët njëqind herë në ditë nuk do t’ju japë asgjë më shumë sesa shumë këputje të tyre.”

    Ekspertja tregoi gjithashtu se si të vajosni flokët në mënyrë korrekte dhe këshilloi kundër vajosjes gjatë natës, pasi “bën më shumë dëm sesa mirë”.

    “Disa orë para se të bëni dush është ideale që të vajosni flokët. Gjithashtu masazhoni kokën ndërsa aplikoni vaj për të rritur qarkullimin e gjakut”, sugjeroi ajo.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...