1.4 C
Priština
More

    Dëmet dhe dobitë e vitaminave prenatale nëse nuk jeni shtatëzënë

    spot_imgspot_img

    Gjatë shtatëzënisë foshnjet që nuk kanë qenë të furnizuara me vitamina të mjaftueshme mund të lindin me defekte nervore, muskulore apo të eshtrave, si dhe me shumë probleme të rrezikshme për jetën. Qoftë nëse jeni shtatëzënë apo jo, mungesa e të ushqyerit e duhur është shkaku i disa problemeve shëndetësore në jetën tuaj. Ndoshta keni dëgjuar për dobitë e vitaminave prenatale edhepse nuk jeni shtatëzënë, sikurse thonjë më të fortë dhe flokë më të dendura.

    Edhepse kjo gjë është deri diku e vërtetë, konsumimi i niveleve të larta të disa lëndëve ushqyese mund më tepër të shkaktojë dëme sesa dobi. Dieta e baraspeshuar mirë dhe e shëndetshme është gjithçka që i nevojitet çdo njeriu, pa nevojën e shtesave me multi-vitaminë. Nëse jeni duke konsumuar vitamina prenatale edhepse nuk jeni shtatëzënë, ja dëmet dhe dobitë për t`u informuar më mirë.

    Dobitë

    Për femrat që planifikojnë shtatëzëni në të ardhmen e afërt, konsumimi i vitaminave prenatale u jep një fillim të hershëm në krijimin e mjedisit të shëndetshëm brenda trupit tuaj. Vitaminat prenatale përmbajnë acid folik i cili është thelbësor për zhvillimin e boshtit kurrizor dhe trurit të fetusit.

    Ka edhe disa avantazhe në konsumimin e vitaminave prenatale edhe pas lindjes së foshnjes posaçërisht gjatë fazës së të ushqyerit me gji pasiqë i shtoni materie ushqyese qumështit tanimë ushqyes.

    Dëmet

    Konsumimi i tepërt i acidit folik mund të sjellë efekte anësore sikurse probleme me tretjen, humbje të oreksit, fryerje, çrregullim të gjumit, depresion dhe shumë probleme tjera.

    Vitaminat prenatale janë të pasura edhe me hekur andaj konsumimi i tepërt mund të shkaktojë vjellje, kapsllëk dhe të përziera.

    Nëse jeni mbi 50 vjeç nuk është mirë që të mbështeteni tek këto vitamina për plotësimin e kalciumit pasiqë sasia e kalciumit që e përmbajnë është tejet e vogël andaj sipas të gjitha gjasave ju duhet një burim tjetër i kalciumit./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...