1.4 C
Priština
More

    Dekolte të përsosur në disa hapa

    spot_imgspot_img

    Me trajtimin e gjinjve duhet të filloni menjëherë, edhe atë me një optimizëm dhe vullnet të madh. Pak mund, shumë vullnet dhe gjinjtë tuaj do të fitojnë në volum, e ju në vetëbesim. Mundimi do të shpaguhet, e ju pas gjithë këtyre këshillave të provuara do kënaqeni me rezultatet. Pas hyrë ’në brisk‘ apo kirurgji plastike.

     Shtoni në volum

    Celësi është në veshjen e cila do të theksojë gjinjtë tuaj, qofshin ato të vogla apo të mëdha. Duhet të përmbajë dicka, sic eshte nje shtrese plotësuese, e cila do të zvogëlonte zbrazëtinë deri në pikën më të vogël. Dhe atëherë gjinjtë tuaj do të jenë në plan të parë, e kështu janë shumë mirë të theksuara. Këto zakonisht janë veshje të prera në bel, apo kanë një kordel i cili lidhet përpara apo në pjesën e pasme.

     Zbukuroni dekoltenë tuaj

    Përvec asaj që ju doni të keni një dekolte të përsosur, është shumë me rëndësi që ta theksoni atë. Atë mund ta arrini me ndihmën e disa qaforeve të mëdha dhe efektive, e cila do të tërheq shikimin e femrave dhe meshkujve.

     Qëndroni drejt

    Me një dekolte të përkryer asesi nuk shkojnë shpatulla të kërrusura apo qëndrim të shtrembër. Drejtohuni dhe menjëherë do t’i bëni me dije trë gjithëve se jeni krenare me atë që keni. Ndoshta nga fjalët kjo duket shumë e thjeshtë, mirëpo të mbani kurrizin drejt, kjo nuk është aspak e lehtë, e më së lehti është nëse ajo ju kalon në shprehi.

    Shumë femra edhe lënë nën hije gjinjtë nga qëndrimi i tyre i shtrembëruar. Drejtoni shpatullat dhe ngrehni nga pjesa e pasme. Do të hetoni se si gjinjtë tuaj do të duken më të ngritura dhe më të forta. Nuk është gjithcka tek silikoni, ka dicka edhe tek shprehitë.

    Shumica e femrave kanë një gji më të vogël se tjetri. Për atë edhe shumica e femrave kanë problem që të gjejnë sytjena që ju përshtaten. Ekspertët rekomandojnë që të mirren sytjena të cilat i përshtaten gjirit më të madh, dhe pastaj shtresat prej silikoni të shfrytëzohen për atë më të voglën. Syrit të njeriut i pëlqen simetria, prandaj nuk shkon që e majta të jetë më e madhe se e djathta. është interesante se shumica janë të bindur që gjiri i majtë është më i madh për shkakun që në atë anë gjindet zemra. Edhepse ato bindje nuk janë të vërtetuara.

     Shfrytëzoni kosmetikën tuaj

    Që të mos bleni preparate të vecanta kosmetike për të lyer gjinjtë tuaj, pse të mos shfrytëzoni losion të cilin e përdorni për fytyrë dhe me të t’i lyeni gjinjtë tuaj kohë pas kohe. Rekomandohet një ngjeshje e butë nga poshtë-lartë, edhe atë dy herë në ditë. Kjo kryesisht ka të bëjë me pjesën e cila është më së shumti e dukshme.

     Ushtrimet për gjinj

    Gjinjtë janë muskuj pak më të mëdhenj dhe kërkojnë më shumë ushtrime dhe kujdes. Për gjinj të bukur, të formësuar dhe të fortë, ëndërron secila femër. Më të dëshiruarat janë ushtrimet efikase, përmes të cilave do të forconi muskujt nën indet e gjinjve. Përdorimi i tegave është mënyra më e thjeshtë për të rritur masën dhe për të përmirësuar dukjen e gjinjve. Shumë shpejt do të vëreni që keni ndryshuar formën e gjinjve dhe keni fortësuar ato.

     Dekolte me dozë

    Nuk shkon që femra të ketë një dekolte aq të hapur sa më shumë tregon se sa fsheh. Shihni femrat të veshura me kod veshje për punë, të cilat e zbulojnë dekoltenë mjaftueshëm sa të zgjojë imagjinatën. Në kthim do të fitoni respekt dhe shikime të ngulitura në dekoltenë tuaj mistike.

     Mos lejoni që gjinjtë t’ju bijnë nga sytjena

    Shumë shëmtuar vepron kur gjinjtë dalin nga sytjena. Më mirë gjejeni një sytjenë e cila do t’i mbajë të gjitha brenda. Në atë mënyrë do të kushtoni më pak vëmendje në to, si dhe sytjena juaj do të jetë më komode.

     Bronzuesi

    Pse të mos përdorni bronzues që vizualisht t’i zbukuroni gjinjtë tuaj? Vetëm disa hapa dhe do të fitoni në shkëlqim, por edhe në thellësi.

     Flini në shpinë

    Një të tretën e jetës ne e kalojmë në gjumë. Nëse flini në gjinj, pas një kohe krijohen rrudhat në to. Që t’i ikni këtyre problemeve të shëmtuara, funksionon preventiva – fleni në shpinë.

     Investoni në sytjenë kualitative

    Qëndroni larg nga rrobat e lira dhe „push-up“-ët e thjeshtë. Ekzistojnë sytjena kualitative të cilat do t’ju ndihmojnë që gjinjtë tuaj të duken më të forta dhe më të bukura./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...