Të dy këto teknika shkaktojnë ‘ngurtësim’ në një pjesë të caktuar të trupit, duke reduktuar përkohësisht funksionin e nervave spinale (kurrizore).
Analgjezia epidurale është një injeksion i ilaçeve në hapësirën epidurale, ku ndodhen nervat të cilët dalin nga kanali spinal dhe përhapen në pjesë të ndryshme të trupit. Gjatë teknikës epidurale, nëpërmjet gjilpërës epidurale, vendoset tubi plastik (kateter) deri në hapësirën epidurale ku nëpërmjet saj mundësohet administrimi i vazhdueshëm dhe i zgjatur i ilaçeve kundër dhimbjes përgjatë gjithë momentit të lindjes. Domethënë, analgjesia epidurale nuk është me kohë të kufizuar.
Analgjezia spinale është një injeksion afat shkurtër të anestetikëve lokalë dhe ilaçeve të tjera në lëngun spinal i cili është në kontakt të drejtpërdrejtë me palcën kurrizore. Reagon shpejtë, ka lehtësim instant të dhimbjes. Pika e dobët e kësaj teknike është efekti i kufizuar kohor. Kohëzgjatja e saj është e kufizuar me kohën në të cilën ilaçet reagojnë mbi nervat kurrizor. Maksimum mund të zgjasë 2-3 orë dhe më pas efekti i ilaçeve zhduket dhe dhimbjet rikthehen përsëri nëse lindja nuk ka përfunduar. Prandaj, kjo metodë zakonisht kombinohet me metodën epidurale e njohur si kombinimi i analgjesisë spinale –epidurale.
Kur nuk duhet përdorur analgjezia epidurale?
Analgjezia epidurale nuk është e përshtatshme për pacientët të cilët kanë çrregullime të koagulimit të gjakut, më pas gjatë disa sëmundjeve neurologjike, gjatë pranisë të disa infeksioneve të rënda dhe tek pacientët të cilët kanë pasur një intervenim më të madh në pjesën pasme dhe/apo në shtyllën kurrizore, dhe alergjive me anestezi lokale. Nëse ju bëni pjesë në një nga këto grupe, duhet të bisedoni me anesteziologun tuaj rreth mundësive për të gjetur një mënyrë tjetër për lehtësimin e dhimbjeve të lindjes.
Kur mund të kryeni analgjezi epidurale?
Sipas pikëpamjeve më të fundit të Shoqatave Botërore të anesteziologëve nëse nuk ka kontraindikacion mjekësor, atëherë nëna vendos vetë për fillimin e analgjezisë epidurale. Rekomandohet fillimi i analgjezisë epidurale në fazën e avancimit të lindjes, në fakt para hapjes së mitrës 3-4 cm.
A është ndonjëherë vonë për marrjen e analgjezisë epidurale?
Zakonisht, janë të nevojshme 15 minuta për administrimin e analgjezisë epidurale dhe plus 15-20 minuta për lehtësimin komplet të dhimbjeve pas aplikimit epidural të ilaçeve. Ndonjëherë, veçanërisht ( tek rastet e lindjes disa herë) vetë procesi i hapjes së mitrës ndodh shumë shpejt, kështu që nuk ka mjaftueshëm kohë për kryerjen e aplikimit të analgjezisë epidurale. Në raste të tilla ekzistojnë metoda të tjera më të shpejta, të cilat mundësojnë lindje pa dhimbje.
A e zgjatë procesin e lindjes analgjezia epidurale?
Studimet e reja tregojnë se analgjezia epidurale nuk e zgjatë procesin e lindjes, nëse ndiqen rekomandimet më të reja për përdorimin e një doze të ulët të analgjezisë epidurale në kombinim me ilaçe të tjera. Analgjezia epidurale mund të rezultojë me ndryshime në presionin e gjakut, normën e zemrës dhe me frymëmarrje të shpeshtë. Mund të shkaktojë kontraktime të shpeshta të mitrës, duke shkaktuar prolongimin (zgjatjen) e procesit të lindjes.
A janë të përhershme komplikimet neurologjike dhe / ose paralizat gjatë analgjezisë epidurale?
Analgjezia epidurale është një metodë injektive invazive e cila kryhet në zonën e nervave, prandaj teorikisht ekziston mundësia e lëndimit të indit nervor me anë të gjilpërës epidurale. Lëndimi i nervave, me parezë / paralizë të mëvonshme është një përjashtim i rrallë, por gjithsesi ekziston mundësia e komplikimit të analgjezisë epidurale dhe spinale.
Është bërë një krahasim se rreziku i vdekjes është shumë më i vogël se rreziku i vdekjes në një aksident me makinë gjatë transferimit tuaj drejt spitalit ku do të kryhet lindja.
A do të jetë fëmija i ekspozuar ndaj efekteve të ilaçeve epidurale?
Fëmija është i ekspozuar ndaj të gjitha ilaçeve të cilat i jepen nënës, megjithatë sasia e ilaçeve epidurale e cila e kalon placentën është madje e pamatshme dhe nuk mund të ketë ndikim mbi shëndetin e fëmijës.A