1.4 C
Priština
More

    Dallimi mes meshkujve më të vjetër dhe më të ri

    spot_imgspot_img

    Gjatë këtyre viteve, kam njohur me shumë meshkuj më të vjetër – madje edhe tetë vite më të moshuar, dhe gjithmonë jam mahnitur me dallimet që kanë meshkujt e moshave të ndryshme.

    Seksi

    I riu: Tenton më tepër të ju kënaqë juve dhe të provojë gjëra të reja në krevat pasiqë është i vetëdijshëm për përvojën tuaj të tanishme seksuale. Ai nuk di të pushojë dhe kërkon ‘non-stop’ seks.

    Më i vjetri: Ky është një dashnor me më tepër vetëbesim dhe nuk është aq avanturist në seks mirëpo mbështetet në truqet dhe përvojat e dëshmuara që kanë funskionuar me vite të tëra.

    Sa shumë ju adhuron

    I riu: Ky person ju bën të ndjeheni si mbretëreshë, ai është i mahnitur nga pavarësia juaj, suksesi juaj dhe maturia- andaj edhe nuk do të hezitojë t`ua shprehë.

    Më i vjetri: Ju jeni personi i cili ndjehet si një gocë në shkollë para një profesori, maturia dhe suksesi  i tij në jetë ju bën inferiore.

    Pasioni i tij për jetë

    I riu: Ai është më tepër spontan dhe ka oreks të madh për lojëra dhe aventura.

    Më i vjetri: Ai më tepër dëshiron që të qëndroni në shtëpi, të hani pizza dhe të shikoni film në të premte mbrëma. Ai është më i përgjegjshëm dhe gjithmonë di kur duhet të tërhiqet nga ahengu që mos të dehet dhe të gabojë diçka.

    Idealizmi i tij

    I riu: Ai ka tërë këto aspirata dhe ëndrra që e bëjnë më të lezetshëm.

    Më i vjetri: Ai ka qenë në këtë botë mjaftueshëm sa të kuptojë që jo të gjitha ëndrrat janë të realizueshme dhe është më praktik sa i përket aspiratave dhe bindjeve.

    Kapaciteti financiar

    I riu: Ky person sapo ka fituar punën e tij të parë derisa ju keni krijuar përvojë pesëvjeçare në punën e tanishme.

    Më i vjetri: Ai nuk brengoset që të paguajë darkën kur keni takim, ai madje mund të kujdeset për udhëtimet e juaja dhe garderobën perfekte.

    Sa kanë rëndësi rolet tradicionale të gjinisë

    I riu: Ai konsideron se inputi juaj ju jep leje që të udhëhiqni më shumë, qoftë edhe nëse vendosni se ku do të drekoni apo darkoni. Meshkujt e rinj nuk janë të kapur në mentalitetin e prindërve të tyre rreth roleve të gjinive.

    Më  i vjetri: Ai është më dominues në lidhje dhe shumë shpejt shëndrrohet në mësuesin tuaj. Atij i pëlqen çfarë mendoni mirëpo është më tepër i pavarur në mendimet dhe veprimet e tij.

    Historia e tij romantike

    Më  riu: Keni më pak dramë me ish të dashura me të pasiqë me siguri nuk ka përvojë aq sa keni ju me ndërrimin e partnerëve.

    Më i vjetri: Ai ka pasur më tepër përvojë me gjininë e kundërt mirëpo preferon që të mos flasë rreth tyre.

    Pjekuria emocionale

    I riu: Ai më tepër futet në gjendje nëpër të cilën ju duhet ta udhëzoni, si personi më i vjetër në lidhje ndjeheni e obliguar që të jeni më e pjekur emocionalisht.

    Më i vjetri: Pasiqë ka pasur përvojë të mjaftueshme, ai e kupton qasjen e duhur ndaj problemit. Ai më tepër ju lejon të fitoni gjatë grindjeve pasiqë nuk dëshiron të humbë kohë në gjëra që nuk janë produktive.

    Sa është partner “afatgjatë”

    I riu: Ai ende është duke eksploruar me jetën seksuale dhe ende ka shumë për të parë dhe bërë. Do ju bëjë të ndjeheni e re dhe përplot me energji.

    Më i vjetri: Nëse është në të tridhjetat apo më i moshuar, ai e di saktë se çfarë dëshiron në jetë dhe nuk kërkon vetëm një vajzë për vikende por për një vajzë që do jetë bashkëudhëtare në jetë.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...