Dafina Zeqiri dhe Noizy nuk flasin me njëri-tjetrin? Ky postim nuk duket për mirë

Dafina Zeqiri dhe Noizy u duk sikur u pajtuan këtë vit pasi sollën bashkëpunimin e tyre “A don love”, një hit i suksesshëm. Deri këtu çdo gjë duket në rregull. Mirëpo, diçka ndodhi mes tyre dhe ata nuk e ndoqën më njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Në ditët e sotme ky është një tregues i rëndësishëm mes njerëzve të zakonshëm dhe atyre të famshëm. Gjithsesi, ndonjëherë vipat nuk kanë asgjë me njëri-tjetrin, por thjesht nuk ndjekin aktivitetet e kolegëve në rrjetet sociale. Thua vallë të jetë ky rasti?

Mesa duket jo.

Një postim i Noizy-t disa ditë më parë, tregoi për një koncert të tijin së bashku me Dafinën dhe Ardian Bujupin në Tiranë.

dafina-zeqiriMirëpo, sot Dafina ka publikuar një poster tjetër nga ky event vetëm me foton e saj, çfarë i ka bërë fansat të dyshojnë akoma edhe më shumë që ata nuk flasin me njëri-tjetrin. Ata madje i kërkojnë edhe të pajtohen…por nuk e dimë nëse do të ketë pajtim kësaj radhe!
kosovarja.ch