-0.8 C
Priština
More

    ÇUDI APO HUMANE? Mjeku që shpëtoi 6.500 foshnja!

    spot_imgspot_img

    „Coney Island“ i Brooklyn-it ishte i njohur si qyteti i xhuxhëve, kafshëve të egra dhe grave me mjekër gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20-të. Megjithatë, atje ka jetuar dhe njeriu i cili jo që merrej vetëm me zbavitje, por me ndihmën e saj ka shpëtuar mijëra foshnja të lindura parakohe.

    Një fizikan me emrin Martin Coney ishte i njohur me pseudonimin „doktor për inkubator“ dhe kishte një kasolle në të cilën tregoi luftën e vërtetë të jetës dhe vdekjes. Ajo ishte një nga atraksionet më të njohura në ishull.

    Sado që kjo përpjekje nga perspektiva e sotme duket tronditëse, ai megjithatë arriti të ndryshojë rrjedhën e shkencës amerikane. Në këtë kohë për foshnjat e lindura parakohe është menduar se janë gjenetikisht inferiore, ashtuqë janë lënë të vetme për t’u përballuar me jetën.

    Coney prindërve të dëshpëruar ju ka ofruar zgjidhje eksperimentale, kurse për shkak të çmimeve të larta të saj, arriti në një ide shumë të çuditshme se si të mbulohen shpenzimet e trajtimit.

    Viteve të 40, gjatë periudhës nga viti 1903 deri 1943, fizikani hebreo-gjerman ka ekspozuar inkubatorët me foshnja të lindura parakohe në parkun zbavitës të cilin e ka quajtur „E gjithë bota i do bebet“.

    Përderisa për dikë kjo ishte argëtuese, foshnjat e lindura parakohe luftonin për jetën. Për t’i parë ato, shikuesi duhej të paguante 25 cent.

    Edhe pse e vrazhdë, kjo ishte e vetmja mënyrë për të mbledhur para për një kujdes shumë të shtrenjtë. Kostoja ditore, për kujdesin ndaj një fëmije, ka kushtuar 15 dollarë, e cila tani është baraz me shifrën e 405 dollarëve.

    Inkubatorët kanë qenë të ndërtuar prej çeliku dhe qelqi dhe kishin edhe këmbalecë. Në pjesën e jashtme ishte e vendosur një pajisje nga e cila qarkullonte uji i ngrohtë nëpër tubin që ndodhej nën shtratin e foshnjës. Termostati rregullonte nxehtësinë, kurse tubi tjetër është përdorur për furnizimin e ajrit të freskët nga jashtë në inkubator. Ajri, që të pastrohet nga bakteret dhe viruset, më parë duhej të kalonte nëpër leshin e zhytur në antiseptik, dhe pastaj nëpër leshin e thatë.

    Coney në botën mjekësore ka qenë i refuzuar si ‘schowmen’. Mjekët amerikanë nuk i kanë përkushtuar shumë vëmendje foshnjave të lindura parakohe, ashtuqë në përqindje të madhe kanë vdekur.

    Ky inovator edhe para vetë projektit ka mbajtur leksione nëpër gjithë Shtetet e Bashkuara, duke thënë se disa nga figurat më të shquara si Charles Darwin, Isaac Newton, Napoleoni dhe Mark Twain kanë lindur para kohe.

    Edhe pse idea e Coney-it ka shkuar krah për krah me parkun argëtues, ai është sjellur shumë profesionalisht. Në fakt, infermieret kanë veshur uniforma të bardha të kollarisura, kurse objekti ka qenë gjithmonë plotësisht i pastër. Nëse zbulohej se ndonjëra prej tyre pinë duhan, menjëherë përjashtohej nga puna.

    Gjatë karrierës e cila ka qenë e gjatë gati gjysmë shekulli, ka pohuar se ai ka shpëtuar pothuajse 6 500 foshnja, dhe se suksesi ishte 85 për qind./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...