Coronavirusi ka gjasë të shtyjë mbajtjen e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.Këtë e ka bërë të ditur, Dukagjin Lipa, babai i këngëtares Dua, i cili drejton fondacionin “Sunny Hill”.
“Ndoshta këtë vit nuk do të kemi mundësi ta mbajmë, ose duhet ta shtyjmë shkaku i situatës së krijuar”, ka thënë Lipa në lidhjen direkte që ai dhe Dua kishin me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Megjithatë ai ka paralajmëruar se në rast të shtyrjes për 1 vit, do të mundohen të sjellin surpriza edhe më të mëdha se zakonisht.
Kujtojmë që këtë mbrëmje, Dua Lipa ka intervistuar kreun e kryeqytetit, me ç’rast ka përfshirë edhe pyetjet e qytetarëve.