Këtë vit, në Klinë, nuk do të mbahet Festivali folklorik mbarëkombëtar “I Këndojmë lirisë” Shkak është rreziku i përhapjes së COVID-19.
Këtë vendim për anulimin e festivalit e ka marrë Kuvendi i Komunës së Klinës, në mbledhjen e tretë të rregullt.
Ndërkaq, ky festival për çdo vit është mbajtur më 6, 7 dhe 8 qershor, sivjet kishte vitin jubilar, sepse pikërisht para dy dekadave filloi organizimi i tij, që përkon me ditëlindjen e Komandantit të shquar të UÇK-së, Mujë Krasniqit – Kapuçi.
Festivalin e organizuan disa njerëz të luftës e të kulturës, bashkëluftëtarë të Komandant Kapuçit, për t`a lartësuar figurën madhore të njërit nga komandantët më të shquar të UÇK-së. Më pas ky organizim mori edhe përkrahje institucionale.