Nëse gjatë pandemisë të është shtuar nepsi për çokollata, kjo e ka një arsye dhe ju e keni një justifikim. Një studim të cilit i referohet Agroweb ka zbuluar se njerëzit që hanë një ose disa racione çokollate të zezë në javë, kanë 10% më pak gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës.Çokollata dhe shëndeti i zemrës
Çokollata e zezë është e pasur me antioksidantë, hekur, kalçium dhe vitaminat e kompleksit B. Antioksidantët janë të duhur për të luftuar inflamacionin dhe rritur kolesterolin e mirë. Një katror i vetëm i çokollatës së zezë plotëson 24% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.
Magnezi është një mineral thelbësor. Ai ndihmon trupin të rregullojë përthithjen e vitaminave dhe mineraleve të tjera si kalciumi, kaliumi, bakri, zinku dhe vitamina D Për përfitime të mëdha konsumoni kakao të papërpunuar që ka sasi më të mëdha të magnezit. Nëse kombinoni një dietë me yndyrna të pakëta dhe me ushqime të pasura me magnez, ju do të përfitoni tension të ulët të gjakut dhe rrjedhimisht një rrezik më të ulët të shfaqjes së sëmundjeve që i kanosen zemrës.