Çokolatë e nxehtë në mënyrën spanjolle

A mund ta mendoni dimrin pa shijen e çokolatës së nxehtë? Për një kënaqësi të vecantë është mirë të provoni një recetë të shkëlqyer për çokolatë të nxehtë nga Barcelona. Këtë recept mund t’ia shërbeni gjithkujt që nuk përdor prodhime qumështi.

Vicky dhe Ruth janë motrat që kanë një blog me emrin Mayihavethatrecipe, e kemi gjetur këtë recetë. Ato pohojnë se një sasi e vogël e kësaj çokolate është e mjaftueshme për t’u ëmbëlsuar dhe përt t’u ngrohur, nuk është tepër e ëmbël dhe është përplot antioksidantë. Një kombinim I ëndërruar. Ap jo?

Përbërësit e duhur:

  • 5 lugë kakao cilësore
  • 4 lugë sheqer
  • ½ luge miell
  • Një lugë të vogël vanilë
  • Një filxhan ujë

Përzijeni kakaon , sheqerin, miellin në një enë të vogël, pastaj këtë përzierje shtojeni në ujë të ftohtë. Shtoni vanilen dhe pastaj vëreni në shporet të ziejë në temperaturë të ulët duke e përzier vazhdimisht.

kosovarja.ch