0.5 C
Priština
More

    Çka tregon emri i fëmijës për prindërit?

    spot_imgspot_img

    Nuk është lehtë të përzgjidhet emri i foshnjes, mes tjerash kjo është diçka që në njëfarë mënyre do ta përcaktojë, në bazë të të cilit do të dallohet kur të rritet. Ky është vendim i madh për çdo prind, por pajtohemi nuk është aspak i lehtë, veçanërisht kur oferta është kaq e larmishme.

    EMRAT E PERSONAVE TË FAMSHËM

    Trend i cili po mbizotëron me vite dhe për çudi të mirë, aspak nuk po dobësohet. Për t’i vënë foshnjes emrin e yllit të popullarizuar televiziv, artisteje  apo herojit nga filmat e vizatuar, për shumicën është e çuditshme. Megjithatë, prindët të cilët i vënë emra të tillë fëmijëve të tyre duhet kushtuar vëmendje. Sado që prindët të anojnë që fëmija të bëhet sa më origjinal, duhet pasur në mëndje se kjo mundë të arrihet edhe në tjetër mënyrë. Që të jesh i shënjuar për tërë jetën si “Bionce” apo “Pepa” ndoshta nuk është zgjidhje më e mirë, sidomos kur fëmija hyn në pubertet.

    EMRA TRADICIONAL

    Emra të cilët më së shumti i vendosin prindër konzervativ. Nuk i pengon që fëmijëve të tyre t’i japin emër sipas gjyshërve të tyre, përkundrazi, krenohen me to. Përveç kësaj në një mori emrash të përditshëm, është mirë t’i rikujtojmë emrat e vjetër, ndoshta edhe të harruar.

    EMRA ORIGJINAL

    Sikur edhe te emrat e personave me famë, nuk duhet shkuar deri në fund. Origjinaliteti te fëmija zhvillohet përmes edukimit dhe lojës, e jo përmes këtij shënimi personal. Sa do që ju duket ide e mirë që t’i jepni fëmijës emrin “Diell” apo “Hënë”, ndoshta është më mirë para se të vendosni përfundimisht të konsultoheni edhe me ndokend.

    UNISEKS EMRAT

    Nuk është e rrallë t’i jepet fëmijës emër që i përshtatet të dy gjinive, edhe meshkujve edhe femrave. Këta prindër kryesisht janë shumë të suksesshëm në biznesin e tyre. Megjithatë, duhet qenë të kujdesshëm sepse sot njerëzit komunikojnë kryesisht përmes internetit, sidomos kur bëhet fjalë për biznes, ashtuqë mundë të arrihet në mosmarrëveshje.

    EMRA TË SHKURTË

    Këtu bëjnë pjesë kryesisht shkurtesa të emrave “të vërtetë”, por shpeshherë janë shumë të bukur. Nganjëherë mjaftojnë vetëm katër shkronja që të përshkruajnë ndokend. Disa nga emrat më të bukur të shkurtë janë Ema, Eni, Adi, Iva, Ana, Mira, Edi, Dani,  ….

    EMRA FAMILJARË

    Këta prindër janë kryesisht sentimental dhe nostalgjik. Nëse vendosni që fëmijës suaj t’i jepni emrin e ndokujt që e keni njohur, patjetër një ditë shpjegoni tregimin e prejardhjes së emrit të tij.

    EMRAT PATRIOTIK

    Asnjë prind nuk do t’i japë emrin e tillë pa shkak të veçantë. Ekzistojnë shumë shkaqe përse ndokush do të dëshironte që foshnja e tij të quhet Vlora, Berat, Vjosa, Kosova, e cilido që të jetë shkaku, shumë emra interesante mundë të zgjedhen në “asortimentin” e gjërë. Këta prindër janë të lidhur për vendin e tyre, trashëgiminë dhe krenohen shumë me këtë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...