Çka nuk duhet të mbajnë femrat në shtëpi?

Shtëpia juaj flet shumë rreth jush!

Kemi pyetur disa nga dizajnuesit më të mirë për të na zbuluar se cilat sende duhet eliminuar menjëherë.

Detajet e tepërta. Nëse keni shumë stoli apo zbukurime, hapësira juaj nuk mund të funksionojë apo të duket bukur. Asesi mos e ngjyrosni komplet dhomën me ngjyrë rozë, me shumë jastëqe në të njëjtën nuancë me mbulesat në divan.

Aranzhimet me lule artificiale. Ato dërgojnë mesazhin se ju keni hequr dorë dhe se për ju nuk ka kurrfarë shprese.

Kolazh me fotografi. A e dini atë korrnizën e mbushur me foto të shoqeve tuaja më të mira që nga ditët e studimeve? Rrezikoni që i dashuri të ju pyes kush është bjondja e bukur në foto, dhe kjo nuk jeni ju.

Kafshë pëlyshi. Sidomos jo në shtratin tuaj. Bëni vend për djalin në shtrat. Natyrisht ne të gjithë kemi kujtime të të gjitha lodrave tona, por vendi i tyre është në kujtime.

Sloganet frymëzues në mure. Për një çast zbulojnë të gjitha pasiguritë tuaja. Janë thirrje klasike për ndihmë dhe nuk e kanë vendin në vende të dukshme.

Mbulesat e lira. Mbulesat me cilësi të lartë do të bëjnë që ju të ndjeheni si një mbretëreshë. Femra e rafinuar duhet të ketë mbulesa të rafinuara.

Kozmetikë gjithkund rreth shtëpisë. Po, duhet të posedoni grim, por njerëzit nuk duhet të kenë një pasqyrë se sa preparate ju nevojiten që të ju bëjnë të bukur. Bëhuni diskrete, dhe vendosni kozmetikën në një dollap të largët në banjo.

Koleksioni i kukullave nga fëmijëria. Mbledhësit e lodrave të fëmijëve tregojnë se janë rob që në fëmijëri. Kjo është shumë e çuditshme dhe mund t’i frikësojë meshkujt.

Foto familjare pranë shtratit. Kjo nuk është ‘sexy’.

Foto të kafshëve të preferuara në korrniza. Ne e kuptojmë se macja e juaj është më e ëmbël se të gjithë miqtë tuaj dhe familja, por një kolazh i dedikuar mikeshës tuaj katërkëmbëshe është thjeshtë ekzagjerim.

Pema për macën. Zonja të dashura, ne e dimë se macet janë të buta dhe shumë të ëmbla, por nëse në banesën tuaj më parë shohim pemë për macën tuaj nuk do të dërgoni një mesazh të mirë. Askush nuk dëshiron të banojë në shtëpinë e një gruaje të çmendur për maca.

Shumë mobilje të pakombinuara. Tepër lara të ndryshme mund të të hutojnë. Nëse ju e zvogëloni obsesionin tuaj me pëlhura shumëngjyrëshe në vetëm disa copë që qëndrojnë jashtë hapësirës suaj do të jetë shumë më interesante.

kosovarja.ch