Sigurisht shpeshherë deri tani keni dëgjuar për termin “krizë identiteti” dhe me siguri përafërsisht e dini çka don të thotë. Sot po ju zbulojmë se nga rrjedh kriza e identitetit dhe pse vie deri te ajo.
Termin “krizë identiteti” i pari e ka shpikur psikologu shkencëtar Erik Erikson i cili ka besuar se formimi i identitetit është njëri nga pjesët më të rëndësishme të jetës.
Ç’ka është krizë identiteti?
A jeni i pasigurtë në rolin tuaj gjatë jetës? A ndjeni ndonjëherë se në të vërtetë nuk e dini se kush jeni? Nëse jeni përgjigjur në të dy pyetjet me PO gjasat janë të mëdha se po kaloni përmes krizës së identitetit. Teoricienti Erik Erikson ka besuar se kriza e identitetit paraqet konfliktin më kryesor me të cilin njeriu përballet gjatë proçesit të zhvillimit.
Sipas Eriksonit kriza e identitetit është koha e analizës intenzive dhe hulumtimi i mënyrave të ndryshme me të cilët vëzhgojmë vetëveten, dhe duke u nisur nga shembulli i vet ai ka besuar se ky shqyrtim fillon nga fëmijëria.
Hulumtimi i identitetit
Në segmentet e zhvillimit psikologjik të Eriksonit ceket se kriza e vërtetë e identitetit paraqitet në moshën e adoleshencës kur njerëzit luftojnë mes ndjenjës së identitetit dhe hutimit (konfuzionit). Hulumtuesi Xhejms Marsija më vonë e ka zgjëruar teorinë themelore të Eriksonit dhe së bashku me kolegët e tij ka ardhur deri te përfundimi se drejtëpeshimi mes identitetit dhe hutimit qëndron në përkushtimin ndaj identitetit të vet. Ai gjithashtu ka zhvilluar metodën me të cilën matet identiteti si dhe statuset e ndryshme të identitetit, dhe bazohet në tri fusha të ndryshme të funksionimit, që janë ‘roli profesional’, ‘vlerat dhe besimi’ si dhe ‘seksualiteti’.
Statuset e identitetit
Arritja e identitetit është gjendja kur personi ka kaluar nëpër hulumtimin e identiteteve të ndryshme dhe është përkushtuar vetëmse për njërin.
Moratoriumi është status kur personi merret në mënyrë aktive me hulumtimin e identiteteve të ndryshme, por akoma nuk është përkushtuar për asnjërin.
Mbyllja, status kur personi i përkushtohet vetëm njërit identitetit pa kurrfarë hulumtimi.
Difuzioni i identitetit, kur nuk egziston as krizë identiteti as zbulim i identitetit të vet.
Studimet kanë treguar se njerëzit që e kanë gjetur identitetin e tyre dhe vendosmërisht ju kanë përkushtuar kanë më tepër gjasa të janë më të shëndetshëm dhe më të lumtur nga ata që nuk e kanë arritur. Njerëzit nën statusin e difuzionit të identitetit thjeshtë ndjehen se nuk kanë vend në këtë botë dhe nuk posedojnë ndjenjë identiteti.
Në ditën e sotme kur bota ndryshon me shpejtësi djallëzore, kriza e identitetit është dukuri shumë më e shpeshtë se që ka qenë në kohën e Eriksonit. Kriza e identitetit tani nuk lidhet vetëm me moshën e adoleshencës por ekzistojnë gjasa që njerëzit të përballen me të nëpër faza të ndryshme të jetës së tyre veçanërisht nëse kalojnë nëpër ndryshime të shumta siç janë puna e re, fillimi i lidhjes së re të dashurisë, fundi i kurorëzimit apo lindja e fëmijës. Hulumtimi i aspekteve të ndryshme të vetëvetes në stade të ndryshme të jetës duke marrë parasysh edhe rolin tuaj në punë, në familje apo lidhje emocionale mund t’ju ndihmojë shumë që ta forconi identitetin tuaj personal.
Çka duhet bërë nëse keni krizë identiteti
Bëhuni aktiv, mos rrini ulur dhe të mos bëni asgjë, hulumtoni, lexoni, bëni atë që se keni bërë deri atëherë.
Mësoni të kaluarën tuaj, lejoni të ju ndihmojnë situatat nëpër të cilat tashmë keni kaluar. Njohja e vetëvetes mund të ju ndihmojë – kurrë nuk ju kthen një hap prapa.
Shqyrtoni më tepër opsione. Që ta largoni me sukses krizën e identitetit duhet të provoni më shumë opcione të ndryshme. Nuk mund të përzgjedhni një opcion dhe plotësisht ti përkushtoheni atij, duhet ta provoni secilin dhe ta përjetoni./kosovarja.ch/