Anemia është mungesë e oksigjenit, i cili e dërgon hemoglobinën në gjak. Anemia mund të shkaktohet nga humbja e gjakut, nga një anomali e trashëguar e qelizave të kuqe të gjakut, ose paaftësi e trupit për të prodhuar qelizat e kuqe të gjakut. Simptomat janë: lodhje, gulçim, marramendje, dhimbje koke, zbehje e fytyrës.
Janë 4 lloje kryesore të anemisë:
– ajo që shfaqet nga mungesa e hekurit;
– anemia e rrezikshme;
– anemia megaloblastike;
– anemia me qelizat në formë drapëri.
Një analizë e thjeshtë gjaku zbulon praninë e anemisë në organizëm.
Anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit është shumë e përhapur, ndër 4 llojet e anemisë. Ky është rezultat i një diete të varfër, humbje të gjakut, sëmundje dhe infeksione. Anemia e rrezikshme shkaktohet nga mungesa e vitaminës B12. Anemia megaloblastike shkaktohet nga mungesa e acidit folik. Anemia me qelizat në formë drapëri është një çrregullim gjaku i trashëguar, e cila prek afrikanët dhe njerëzit nga Lindja e Mesme. Kjo ka nevojë për trajtim mjekësor.
Dietat dhe trajtimet bimore ndihmojnë për revitalizimin e gjakut. Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë shumë hekur si, perimet me ngjyrë të gjelbër të errët, brokoli, spinaq, arrat, rrushi i thatë, majdanozi, kajsitë, panxhari i sheqerit, fiqtë, lëngu i mishit, farat e kungullit dhe vera e kuqe në sasi të moderuar.
Çajrat bimorë të përgatitur me hithër e furnizojnë gjakun me hekur. Pini 3 gota në ditë.
Nga: Anila Mirdita – BioNatural Shop