Aktori Rasim Thaçi, i njohur me nofkën Cima, mbrëmjen e së enjtës është bërë pjesë e protestës së qytetarëve.
Duke shkaktuar zhurmë me tenxhere, tiganë e lugë, qytetarët që po qëndrojnë të mbyllur si masë mbrojtëse ndaj përhapjes së Covid-19, kanë shprehur paknëaqësinë ndaj situatës politike aktuale në Republikën e Kosovës.
Kësaj iniciative, të cilës ju përgjigjën shumë qytetarë të Prishtinës, i është bashkuar edhe Cima, sonte nga ora 20:00.
Në videon e publikuar shihet teksa kërcet me enë, gjithnjë duke mbajtur një nga rolet e tij të humorit.