Shkronjen M në pëllëmbën e dorës?
Ky fenomen nuk është aq i zakonshëm, por personat që mund të lexojnë këtë shkronjë në pëllëmbën e tyre, me ndihmën e katër vijave, padyshim cilësohen si persona me fat.
Leximi i së ardhmes dhe zbulimi i tipareve të personalitetit me ndihmën e shikimit në pëllëmbën e dorës paraqet një nga metodat më të vjetra për parashikimin e fatit.
Kjo ka zanafillën në astrologjinë hindase mijëra vite më parë dhe shumë shpejt është përhapur në të gjithë Azinë e më pas edhe në Evropë, ku aty u njoh edhe Aristoteli me këtë metodë. Njohurinë e leximit të dorës e ka praktikuar edhe Aleksandri i Madh, i cili e përdorte këtë metodë për të zbuluar karakterin e ushtarëve të tij. A mund të jetë kjo një arsye pse ai ishte aq i suksesshëm?
Gjithsesi, këtë herë do të përqëndrohemi në kuptimin e shkronjës “M” tek personat që e kanë në pëllëmbën e dorës së tyre.
Ky fenomen nuk është aq i zakonshëm, por ata persona që mund të lexojnë këtë shkronjë në dorën e tyre, me ndihmën e katër linjave, padyshim cilësohen si persona me fat, përshkruan Davidwolfe.com.
Këta persona të tillë, janë të destinuar për karrierë të madhe dhe pasuri si dhe karakterizohen me një shkallë të lartë të vetëbesimit, motivimit dhe disiplinës. Më së shumti i tërheq gazetaria, të shkruarit dhe edukimi, ku edhe do të pasurohen në këto sfera.
Shkronja M në pëllëmbën e dorës simbolizon edhe lider të aftë, lumturi përgjatë tërë jetës, prosperitet dhe intuitë të madhe.
Ekspertët në këtë fushë thonë se njerëzit që mund ta lexojnë shkronjën M në pëllëmbën e tyre, mund të zbulojnë gënjeshtrat dhe të dijnë kur njerëzit nuk e flasin të vërtetën, ky tipar është më i theksuar tek gjinia femërore.